Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Shqiptarët me pagë të ulët, më të pakënaqurit e Europës me punën e tyre

7 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shqiptarët me pagë të ulët, më të pakënaqurit e Europës me punën e tyre

Shpesh njerëzit kalojnë në punë më shumë kohë se sa kalojnë në familje, prandaj është e rëndësishme që ata të jenë të kënaqur me punën e tyre. Pakënaqësia në vendin e punës ndikon direkt edhe në produktivitetin e të punësuarve. Për fat të keq vendet e Ballkanit janë më të pakënaqurit me punët e tyre aktuale. Ky është rezultati që ka nxjerrë Anketa e Cilësisë së Jetës nga Komisioni Europian, e cila është kryer në vendet anëtare të BE-së dhe kandidateve për t’u anëtarësuar.

Nga përgjigjet e të anketuarve në Shqipëri, niveli i kënaqësisë në punë është 6.8, ndërsa mesatarja e vendeve anëtare të BE-së është 7.4.

Kënaqësia në punë është më e ulët në Shqipëri për individët me të ardhura të ulët. Të ndarë sipas nivelit të të ardhurave ka rezultuar se individët me të ardhura të ulëta kanë një nivel kënaqësie 5, duke i bërë ata më të pakënaqurit e Europës, së bashku me grekët. Edhe individët e pyetur që i përkisnin nivelit të dytë të të ardhurave kanë shprehur nivel të ulët të kënaqësisë në punë, duke shënuar rekord në Europë. Në ndryshim, të pyeturit në vende të tjera, përfshirë edhe Greqinë kanë shprehur një nivel më të lartë kënaqësie. Kjo do të thotë se më pak të paguarit në Shqipëri nuk marrin kënaqësi nga punët aktuale ku janë.

Sipas gjinive, rezultatet e Anketës tregojnë se më të pakënaqur me punën e tyre aktuale janë burrat se sa gratë. Madje gratë në Shqipëri kanë raportuar një nivel më të lartë kënaqësie me punën e tyre aktuale se sa mesatarja e Bashkimit Europian.

Sipas grup moshës, më të pakënaqurit me punën aktuale janë individët që i përkasin grup moshës 35-49 vjeç.

Më të pakënaqurit në Ballkan

Rezultatet e anketës kanë treguar se më të pakënaqurit me punën e tyre aktuale janë vendet e rajonit, ku kryeson Greqia dhe Maqedonia, me një nivel kënaqësie 6.4. Mali i Zi dhe Turqia ka një nivel kënaqësie prej 6.6, ndërsa Shqipëria dhe Serbia 6.8.

 Më të kënaqurit në Europën Veriore

Nivelin më të lartë të kënaqësisë me punën aktuale sipas  Cilësisë së Jetës e kanë vendet e Europës Veriore dhe Perëndimore. Në vend të parë renditen Finlanda dhe Austria kur të anketuarit kanë dhënë një nivel kënaqësie me punën aktuale prej 8.1 dhe 8 në Danimarkë./Monitor

 

Tags: pagashqiptarette pakenaqur

TË LIDHURA

Negociatat, Berisha: BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve
Politikë

Negociatat, Berisha: BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve

22:15 | 06/04/2026
Kalimi në tunelin e Llogarasë do të bëhet me pagesë brenda muajit, ja sa do të jenë tarifat
Aktualitet

Kalimi në tunelin e Llogarasë do të bëhet me pagesë brenda muajit, ja sa do të jenë tarifat

21:35 | 06/04/2026
Berisha: Nga 4, në 15 vendet që mund të bllokojnë integrimin e Shqipërisë
Politikë

Berisha: Nga 4, në 15 vendet që mund të bllokojnë integrimin e Shqipërisë

20:32 | 06/04/2026
Next Post
Vazhdon moti i paqëndrueshëm, reshje shiu dhe shtrëngata në këto zona

Vazhdon moti i paqëndrueshëm, reshje shiu dhe shtrëngata në këto zona

Zyrtarët e lartë dhe pasuria e tyre në shënjestër të luftës antikorrupsion, rrezikojnë 1-12 vite burg

Zyrtarët e lartë dhe pasuria e tyre në shënjestër të luftës antikorrupsion, rrezikojnë 1-12 vite burg

“Gjunjët i kisha gjak dhe vazhdoja të këndoja”/Këngëtarja shqiptare rrëfen vështirësitë e skenës

“Gjunjët i kisha gjak dhe vazhdoja të këndoja”/Këngëtarja shqiptare rrëfen vështirësitë e skenës







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Ortek tragjik në Norvegji, dy skiatorë humbin jetën
Bota

Ortek tragjik në Norvegji, dy skiatorë humbin jetën

by mirseda
22:37 | 06/04/2026
0

Një ortek në Norvegji ka shkaktuar vdekjen e dy skiatorëve dhe ka lënë të plagosur edhe dy...

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

22:29 | 06/04/2026
Negociatat, Berisha: BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve

Negociatat, Berisha: BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve

22:15 | 06/04/2026
Milan, Tare për Leaon: Ka cilësi të mëdha, e ardhmja

Milan, Tare për Leaon: Ka cilësi të mëdha, e ardhmja

22:10 | 06/04/2026
Gjermania plan për anijet më të mëdha luftarake: Berlini synon projekt ambicioz

Gjermania plan për anijet më të mëdha luftarake: Berlini synon projekt ambicioz

22:03 | 06/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com