Një 53-vjeçar është goditur me thikë ditën e sotme nga një person me probleme të shëndetit mendor në qytetin e Durrësit.
Raportohet se i plagosur është transportuar në spital për të marrë shërbimin mjekësor dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mirëpo, policia është përfshirë në një akisdent në momentin kur ishin nisur për në vendin e ngjarjes me motor. Punonjësitë e policisë janë përplasur me një automjet që drejtohej nga 45-vjeçari E.Sh, i cili po mbahet në komisariatin e Durrësit.
Njoftimi i policisë
Më datë 30.04.2019, rreth orës 19:00, në lagjen Nr. 9, shtetasi I.P., 50 vjeç, i sëmurë me probleme mendore, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës shtetasin R.S., 53 vjeç , i cili u transportua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit u nisën menjëherë për në vendngjarje. Gjatë rrugës një patrullë e Policisë që qarkullonte me motorr është përplasur me një automjet që drejtohej nga shtetasi E.Sh., 45 vjeç.
Punonjësit e Policisë u transportuan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë u kap dhe shoqërua në Komisariat autori i dyshuar i plagosjes me thikë.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.