Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dha një konferencë për mediat në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, pas kthimit të tij nga Samiti i Berlini, organizuar nga Gjermania dhe Franca.
Thaçi theksoi se shteteve të BE-së u ka drejtuar një kërkesë për qartësim, sa i përket domosdoshmërisë për liberalizimin e vizave, ndërsa shton se për sa kohë është përmbushur kushti i demarkacionit të kufirit pritja është e panevojshme.
“Ishte e rëndësishme pjesëmarrja në takim e zonjës Mogherini, për t’i dhënë kuptim më evropian dhe më gjithëpërfshirës këtij procesi. Dua të besoj që në një Evropë më të bashkuar dhe më të fortë, gjërat do të zgjidhen më shpejt rreth Ballkanit Perëndimor.,
Pozicioni ynë ka qenë shumë i qartë. Shteteve të BE’së u kam drejtuar kërkesë për qartësim, sa i përket domosdoshmërisë për liberalizimin e vizave”, ka thënë Thaçi.
Mendoj që do të kemi një reflektim. Kemi sinjalet e para, që do të mund të lëvizet… jemi me shpresë dhe me optimizëm, në mënyrë që të respektohet kontrata e BE me Kosovën”, ka deklaruar presidenti i Kosovës. Deri më 2016 ka qenë si kusht demarkimi i kufirit me Malin e Zi. E kemi kryer… Që dy vite jemi në pritje krejt të panevojshme. Është diskriminim, dhe ndëshkim për qytetarët e Kosovës”, tha Thaçi.