Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Emergjente, ndalimi i emigrimit të mjekëve nga vendet e Ballkanit

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Emergjente, ndalimi i emigrimit të mjekëve nga vendet e Ballkanit

Emigrimi në masë i mjekëve nga Ballkani Perëndimor në BE është shqetësues. Një konferencë e Fondacionit “Konrad Adenauer” në Tiranë kërkoi më shumë angazhim nga politika për të kthyer besimin tek sistemet e shëndetësisë.

Emigrimi i mjekëve nga Ballkani Perëndimor (BP) drejt vendeve të BE, kryesisht Gjermanisë dhe Zvicrës, vijon me shifra shokuese edhe në muajt e parë të këtij viti. Sipas një studimi të Fondacionit Gjerman “Friedrich Ebert”, 24% e mjekëve ne BP janë gati për t’u larguar menjëherë, ndërsa 54% do të largoheshin, po t’u jepej mundësia. Pjesa tjetër përpiqet të kalojë nga sektori publik në atë privat, ku pagat janë më të larta. Reformat e deritanishme të sistemeve shëndetësore në BP duket se nuk kanë arritur dot të frenojnë largimin e mjekëve. Rajonit, që aspiron t’i afrohet standarteve të BE, po i ikën truri mjekësor.

Rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor vitin e kaluar nuk u reflektua në paga më të larta për mjekët. Sipas raportit të fundit të Bankës Botërore edhe pse rritja ekonomike këtë vit parashikohet të arrijë 3.7 %  reformat strukturore po ecin me ritme të ngadalta në BP.

Emergjente – ndalimi i emigrimit të mjekëve nga rajoni

Konferenca rajonale,”Sistemet shëndetësore në Ballkanin Perëndimor: sfida dhe vizione” organizuar ditët e fundit në Tiranë, nga Fondacioni “Konrad Adenauer”, ofroi opsione për të dalë nga rrethi vicioz ku ndodhen sistemet shëndetësore në BP.  Klaudja Zerva, koordinatore programi në  këtë Fondacion thotë për DW se “kthimi i besimit të mjekëve tek sistemi shëndetësor publik është një emergjencë rajonale me dritë të kuqe”.

“Mjekët pohojnë se ata vetë e kanë humbur besimin në sistemin shëndetësor ndaj duan të ikin nga Shqipëria për arsye profesionale dhe ekonomike. E njëjta situatë është edhe në vendet e tjera të BP. Ky mosbesim është tregues se refomat në sistemin shëndetësor në Ballkanin Perëndimor i janë larguar objektivit bazë: shëndetit të njeriut duke ia vështirësuar atij mundësinë për një kujdes mjekësor cilësor, si një e drejtë e garantuar për ҫdo qytetar”, thekson Klaudja Zerva për DW.

Ndryshimi i politikës së pagave – faktor kyҫ që mjekët të mos emigrojnë

Që besimi të rikthehet në rradhë të parë duhet të ndryshojë dhe modernizohet arsimi i lartë për mjekët dhe politika e pagave.  Pjesëmarrësit në konferencën rajonale diskutuan për dizenjimin e politikave të reja lidhur me burimet njerëzore që nga edukimi profesional i mjekëve deri tek siguria dhe motivimi i tyre financiar.

Lulzim Basha, lider i PD dhe i opozitës në Shqipëri, i ftuar në konferencën rajonale të Konrad Adenauer e vlerësoi rritjen e pagave të mjekëve si mënyrën më efikase për të ndaluar emigrimin e  tyre.”Pa rritje pagash është e pamundur të ndalohet zbrazja e spitaleve nga mjekët dhe studentët e mjekësisë të cilët largohen drejt Gjermanisë dhe vendeve të tjera të BE” theksoi ai.

Por buxhetet modeste të vendeve të Ballkanit Perëndimor për Ministritë e Shëndetësisë lënë hapësira të pakta për financim të qëndrueshëm në kujdesin shëndetësor. Naser Rugova, deputet në Parlamentin e Kosovës, tha në konferencë, se buxheti i shtetit në Kosovë për shëndetësinë, edhe pse është rritur 22 % në krahasim me vitin 2018, mbetet ende i pamjaftueshëm për të siguruar një shërbim cilësor për popullsinë.

Fjalën e ka politika

Emigrimi i mjekëve në Ballkanin Perëndimor dhe mosbesimi i tyre tek sistemi i shëndetësisë në vendet respektive ka të njëjtat shkaqe: paga të ulta, pamundësi për të ecur përpara në karrierë, për të kryer studime shkencore nga financimet e pamjaftueshme nga buxheti i shtetit.

“Zgjidhja i mbetet politikës. Ajo duhet të jete e shpejte, konkrete per te kthyer besimin tek mjekët dhe pacientët! Mjeket kanë nevojë për garanci profesionale, ekonomike dhe shkencore si parakushte që qytetarët te kene besim tek sistemi” thotë për DW, Klaudja Zerva, koordinatore programi në fondacionin Konrad Adenauer./ DW

Tags: emergjenteEmigrimimjeketndalimi

TË LIDHURA

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

22:37 | 14/02/2026
ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese
Aktualitet

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali
Aktualitet

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Next Post
Silvio Berlusconi shtrohet me urgjencë në spital

Silvio Berlusconi shtrohet me urgjencë në spital

Një impuls i ri për çështjen e Kosovës?

Një impuls i ri për çështjen e Kosovës?

Ia mbath sapo shikon policinë, vlonjati kapet me një pistoletë

Ia mbath sapo shikon policinë, vlonjati kapet me një pistoletë







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

by mirseda
22:37 | 14/02/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi tregoi në emisionin “Terminal” në A2CNN disa detaje lidhur me skenarin...

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

20:07 | 14/02/2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com