Një makinë tip Benz është përplasur me një kamion në aksin rrugor Laç-Mamurras, në fshatin Gjormë.
Sipas policisë, i plagosur ka mbetur drejtuesi i automjetit, shtetasi me iniciale S.T, i cili është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet nën kujdesin e shërbimit mjekësor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve.
Njoftimi i policisë:
Në aksin rrugor Laç- Mamurras, në fshatin Gjormë, mjeti tip Benz me drejtues shtetasin S.T, 57 vjeç, banues në Kurbin është përplasur me mjetin kamion me drejtues shtetasin M.L.,37 vjeç, banues në Kurbin.
Si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi S.T., i cili është dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.
Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.