Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

SHBA, ekspozitë mbi të drejtën e votës për gruan

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
SHBA, ekspozitë mbi të drejtën e votës për gruan

Në vitin 1920, gratë amerikane fituan të drejtën për të votuar. Ky moment historik ishte kulmimi i dekadave të tëra përpjekjesh nga gratë, në nivel shtetëror e kombëtar, për fuqizimin politik të tyre. Një ekspozitë e hapur rishtazi në Galerinë Kombëtare të Portreteve, Smithsonian në Uashington hedh dritë rreth kësaj historie komplekse duke i paraprirë 100 vjetorit të kësaj ngjarjeje të rëndësishme. Gazetarja e Zërit të Amerikës Julie Taboh njofton:

“Ndërsa qytetërimi amerikan marshonte drejt shekullit të ri, gratë kërkonin marrjen e masave për barazi me burrat…”, thuhet në një videoklip në ekspozitë.

Rrugëtimi i grave në Amerikë për të fituar të drejtën për të votuar ka qenë i gjatë dhe i vështirë.

U deshën dekada të tëra përpjekjesh nga aktivistë si Susan B. Anthony, Elizabeth Cady Stanton dhe Lucy Stone.

Një ekspozitë e re në Galerinë Kombëtare të Portreteve, Smithsonian në Uashington, paraqet një histori të pasur vizive të lëvizjes së grave për të fituar të drejtën e votës, përgjatë një periudhe 130 vjeçare.

“Lëvizja e grave për të fituar të drejtën e votës nuk mbiu nga askundi. Ajo i kishte themelet tek përpjekjet kundër skllavërisë, lëvizja për ndalimin alkoolit dhe kështu ajo mori vrull në të gjithë vendin në fazat e hershme“, thotë Kate Clarke Lemay, kuratore e ekspozitës, Galeria Kombëtare e Portreteve, Smithsonian.

Ekspozita që shtrihet në shtatë salla të galerisë, përmban më shumë se 120 objekte që datojnë prej vitit 1832 deri më 1965.

Portrete të fotografuara e piktura, libra, banderola e postera, ofrojnë një vështrim të thellë të njerëzve e ngjarjeve që ndihmuan në formësimin e historisë amerikane.

Për shembull, a e dinë njerëzit se Victoria Woodhull ishte gruaja e parë që kandidonte për presidente në vitin 1982, apo që aktivistja Lucy Burns ka kryer 6 dënime të ndryshme me burg për shkak se pengoi zyrtarët që punonin në atë kohë në Shtëpinë e Bardhë të hynin në zyrat e tyre?

Apo se një grup grash organizuan marshimin e parë të madh, jo të dhunshëm në Uashington në marsin e vitit 1913?

“Gratë me ngjyrë organizoheshin po aq sa dhe gratë e bardha …”

Rreth një e treta e koleksionit paraqet gratë me ngjyrë, përfshirë edhe gratë afro-amerikane, të cilat ishin shpesh të përjashtuara prej grave të bardha, nga organizatat e mëdha për të drejtën e votës.

“Kjo ekspozitë tregon një histori më të plotë të lëvizjes për votimin e grave duke hedhur një vështrim mbi biografitë e afrikano-amerikanëve, amerikanëve indigjene e grave të tjera me ngjyrë, për të plotësuar historinë që ne njohim sot“, thotë Kate Clarke Lemay, kuratore e ekspozitës, Galeria Kombëtare e Portretit, Smithsonian

Në ekspozitë gjen gra afro-amerikane si Sarah Parker Remond e lëvizjes kundër skllavërisë e cila paraqiti një nga paditë më të hershme kundër ndarjes racore.

Ida B. Wells, e cila mbështeste lëvizjen për ligje federale kundër linçimit dhe Mary Church Terrell e cila krijoi Shoqatën Kombëtare të Grave me Ngjyrë.

Sot gratë amerikane kanë fuqi të madhe politike. Ata përbëjnë një grup të madh votuesish dhe më shumë se 120 gra shërbejnë aktualisht në Kongres …. shumë të tjera janë në role të rëndësishme udhëheqëse.

“Nëse filloni aty ku ekspozita nis, në vitet 1830 dhe pastaj gjurmoni atë fill prej lëvizjes për të drejtën e grave për të votuar deri sot, kur gratë janë në krye të vendit, mund të shihni vazhdimësinë e fuqishme dhe historinë e një udhëtimi të fuqishëm, që duhet të përshkonin këto gra, për të arritur deri këtu. Jam e etur për të parë se çfarë do të ndodhë nga sot e në vazhdim“./VOA

 

 

Tags: EkspozitëgratëSHBA

TË LIDHURA

‘Mbështetja e Orban për Rusinë’, Zelensky: Politikat e tij janë një gabim historik
Bota

‘Mbështetja e Orban për Rusinë’, Zelensky: Politikat e tij janë një gabim historik

22:04 | 10/06/2025
Kalifornia padit Presidentin, ja arsyeja
Bota

Kalifornia padit Presidentin, ja arsyeja

16:40 | 10/06/2025
I hodhi kokrrën e abortit në pije! I dashuri akuzohet se vr*u qëllimisht foshnjën e partneres
Bota

I hodhi kokrrën e abortit në pije! I dashuri akuzohet se vr*u qëllimisht foshnjën e partneres

14:41 | 10/06/2025
Next Post
Ju mpihen duart? Ja çfarë këshillojnë mjekët

Ju mpihen duart? Ja çfarë këshillojnë mjekët

Rinasi/ Roli i Hajdinit, ku u “ngjiz” plani. Kush ishte me Muratajn

Rinasi/ Roli i Hajdinit, ku u “ngjiz” plani. Kush ishte me Muratajn

Kur Sherif Merdani vinte në skenë këngën e Bitëllsave!

Kur Sherif Merdani vinte në skenë këngën e Bitëllsave!

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

10:29 | 05/06/2025
Ndahet papritur nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës

Ndahet papritur nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës

21:42 | 06/06/2025
Gjysma e Shqipërisë “përvëlohet”, pjesa jugore përmbytet, era e fortë rrëzon pemët në rrugë

Gjysma e Shqipërisë “përvëlohet”, pjesa jugore përmbytet, era e fortë rrëzon pemët në rrugë

18:11 | 05/06/2025




TË FUNDIT

Kurti e Vuçiç së shpejti për dialogun, Sorensen paralajmëron përgatitjet
Kosovo

Kurti e Vuçiç së shpejti për dialogun, Sorensen paralajmëron përgatitjet

by mirseda
22:57 | 10/06/2025
0

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka reaguar pas takimit trepalësh me kryenegociatorët e...

Shqipëria barazon me Letoninë, rruga për Botërorin vështirësohet

Shqipëria barazon me Letoninë, rruga për Botërorin vështirësohet

22:55 | 10/06/2025
Maji do të jetë një muaj i vështirë për këtë shenjë horoskopi

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Qershor 2025

22:49 | 10/06/2025
I mituri në Sarandë dhunon gjyshen dhe babin e tij si pasojë e problemeve mendore dhe varsisë nga drroga

I mituri në Sarandë dhunon gjyshen dhe babin e tij si pasojë e problemeve mendore dhe varsisë nga drroga

22:46 | 10/06/2025
LIVE Letoni-Shqipëri: Kuqezinjtë vuajnë në sulm, 5 minuta nga fundi

LIVE Letoni-Shqipëri: Kuqezinjtë vuajnë në sulm, 5 minuta nga fundi

22:37 | 10/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com