E enjte, 20 Janar, 2022
12.5 C
Tirana

Rinasi/ Roli i Hajdinit, ku u “ngjiz” plani. Kush ishte me Muratajn

Ragip Hajdini nga Kosova dyshohet të jetë një prej organizatorëve të grabitjes spektakolare brenda pistës së Rinasit mesditën e 9 prillit. Në këtë përfundim ka dalë grupi hetimor pas analizimit të të gjitha provave të grumbulluara deri në momentin e arrestimit të tij. Në kërkim të Hajdinit, policia u vu pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë, Alkond Bengasi, i cili u tha hetuesve se pjesë e grupit kriminal ishte edhe një shtetas nga Kosova rreth 50 vjeç dhe qëndronte në shoqërinë e Admir Muratajt.

Grupi i hetimit duket se nuk e pati të vështirë identifikimin e 50-vjeçarit, për sa kohë Hajdini ishte i skeduar më herët nga policia e Kosovës, por edhe sepse bashkëpunëtori i drejtësisë, arriti mes disa fotosh të vinte gishtin tek shtetasi Kosovar.

Dyshimet janë se ai bashkë me mikun e tij Murataj dhe Klement Çalën nisën ta thurnin planin e grabitjes 6 muaj më parë në një restorant në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ku edhe jetonte shtetasi Kosovar.

Hetuesit thanë se apartamenti ku Hajdini u arrestua ishte në pronësi të tij, c’ka nënkupton faktin se ai përfundimisht pjesën më të madhe të kohës jetonte në Shqipëri dhe rrinte në shoqërinë e Admir Murataj,  i cili mbeti i vrarë pas grabitjes gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.

Hetuesit zbarkuan në hyrjen e 50-vjecarit ku kanë ushtruar një kontroll të imtësishëm, por nuk jepen detaje nëse janë gjetur prova kompromentuese kundër shtetasit kosovar që thirrej me nofkën “Daja”.

Ragip Hajdini, referuar dëshmisë së Bengasit, rezulton se gjashtë ditë para grabitjes së Rinasit është parë në zonën e Liqenit të Thatë, në shoqërinë e Muratajt, duke udhëtuar me një automjet Golf ngjyrë të bardhë me targa të Kosovës.

Kjo dëshmon sipas hetuesve miqësinë e ngushtë që kishin Murataj dhe Hajdini, të cilët e thërrisnin njëri tjetrin me nofkën “Daja” dhe faktin se ata kanë hartuar sëbashku planin e grabitjes dhe kanë siguruar insfrastrukturën e nevojshme, për sa kohë që Bengasi tregon se fugoni të cilin grupi i armatosur u fut në pistë,  sipas tij ishte sjellë nga Kosova.

Megjithatë dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë, nuk hedh dritë mbi faktin nëse “Daja” nga Kosova është në mesin e pesë grabitësve që shkatërruan rrethimin e Rinasit, dhe morën nga barku i një avioni miliona euro.  Gjurmët e gishtërinjve të gjetura në fugonin me mbishkrimin “Hetimit tatimor”,  janë mundësia më e mirë për hetuesit, për të provuar se cilët ishin grabitësit që përshkruan pistën e avionëve.

Vec Admir Muratajt që mbeti i vrarë, dyshimet janë se në pistë kanë hyrë edhe Oltian Veseli e Klement Çala. Ky i fundit bashkë me të vëllain Eldi dhe Talo Çelën nga Elbasani vazhdojnë të jenë në arrati.

Ndërkohë Alkond Bengasi, kushëri me vëllezërit Çala, Saimir Çela dhe Renaldo Sula nga Elbasani dhe Elton Pikli nga Fushë Kruja, dyshohen si bashkëpunëtorët kryesorë të grupit të dhunshëm. I vetmi që ka pranuar se ka dijeni për ngjarjen duke përfituar statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë është Alkond Bengasi, kushëri më Klement Calën. Të tjerët deri më tani kanë mohuar çdo përfshirje në grabitjen spektakolare dhe i janë drejtuar gjykatës së Apelit ku kanë kërkuar lirinë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha pritet me protesta në Laç, ndërhyn menjëherë policia

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është pritur me protesta në qytetin e Laçit. Simpatizantë të Partisë Demokratike që nuk janë dakord me të, kanë...

Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Për pak çaste, kreu i shtetit ka harruar zhvillimet politike, duke iu dedikuar pak vetes. Presidenti Meta ia ka marrë këngës me këngëtarin e...

Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush

Dje nisi aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 maji” në Tiranë. Forcat policore rrethuan zonën, pasi një pjesë e banorëve kundërshtuan shembjen...

Donaldi shpallet banori më i padëshiruar në “Big Brother” (VIDEO)

Dje në "Big Brother Vip", banorët zhvilluan një spektakël, ku secili rrëmbeu nga një çmim. Pas spektaklit, Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku...

Shpërthimi në Tonga, 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Kombi i vogël ishullor i Tongës humbi një nga ishujt e tij më të vegjël, pasi një shpërthim gjigant vullkanik copëtoi tokën në copa...