Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Detaje të reja/ Vrasja e vëllezërve Bilali, çfarë u zbulua nga përgjimet

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Zbardhet vrasja e vëllezërve Bilali në Shkodër

Disa detaje të reja kanë dalë pas arrestimit të dy shtetasve Arsen Stojku dhe Mislim Rama, nga policia e Shkodrës, të dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e dyfishtë të vëllezërve Bilali. Të dy këta shtetas akuzohen si bashkëpunëtor në vrasjen e Ibrahim dhe Astrit Bilali ndërsa mbi ta rëndojnë akuzat “vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” ndërsa është shpallur në kërkim edhe shtetasi Ibrahim Lici, i dyshuar si autor kryesor në vrasje dhe shtetasi D.B i dyshuar për “përkrahje të autorit”.

Pas arrestimit janë marrë në pyetje por kanë mohuar se kanë lidhje me vrasjen e dy vëllezërve Bilali. Prej disa orësh ka vijuar seanca e pyetjeve për detajet e vrasjes, por Arsen Stojku dhe Mislim Rama kanë mohuar të gjitha akuzat duke thënë se nuk kanë asnjë lidhje me vrasjen e ndodhur me 30 mars në Shkodër.

Prokuroria e Shkodrës ka dyshime se Arsen Stojku dhe Mislim Rama kanë lyer me bojë makinën e cila është përdorur në vrasjen e Ibrahim dhe Astrit Bilalit. Pas vrasjes së dy vëllezërve në lagjen Kiras, pak metra më tutje policia gjeti një makinë që po digjej. Zjarrfikëset bënë të mundur shuarjen e flakëve dhe makina nuk u dogj në brendësi. Pas akteve të ekspertizës në mjet u gjetën gjurmë sipas prokurorisë të dy shtetasve Arsen Stojku dhe Mislim Rama.

Këta dy shtetas janë të afërm të personit në kërkim Ibrahim Lici ndërsa ky i fundit nga prokuroria dhe policia dyshohet si autori kryesor. Për Ibrahim Licin, në mjetin e sekuestruar nga policia nuk ka gjurmë të tij por ai dyshohet si autor i vrasjes, kjo edhe nga përgjimet telefonike dhe ambientale që janë bërë pas kësaj ngjarje të ndodhur. Policia dhe prokuroria kanë vijuar marrjen në pyetje të dy të arrestuarve të cilët dyshohet se kanë lyer makinën me të cilën është kryer vrasja por asnjëri prej tyre nuk ka pranuar akuzat duke mohuar gjithçka dhe duke thënë se nuk kanë asnjë lidhje me vrasjen dhe as dijeni për çfarë ka ndodhur.

KUSH ËSHTË IBRAHIM LICI

Ibrahim Lici është shpallur në kërkim nga policia si ekzekutori i vëllezërve Bilali, ngjarje e ndodhur më 30 mars të këtij viti në Shkodër. Por ky ishte akti i fundit i sagës së hakmarrjeve dhe përplasjeve mes grupeve kriminale në Shkodër. Por kush është 26-vjeçari Ibrahim Lici, i dyshuari kryesor i vrasjes së dy vëllezërve Bilali? Ai është nipi i Fatbardh Licit i vrarë më 8 gusht 2018 dhe djali i Mustafë Licit, anëtar i këshillit bashkiak në Shkodër dhe drejtues i partisë Mendimi i Djathtë Liberal.

Nga ana tjetër viktima Fatbardh Lici është kunati i Lulzim Kullës, biznesmenit të njohur ndaj të cilit u bë atentat më 13 janar të vitit të kaluar me lëndë shpërthyese ku mbeti i plagosur.

Ky atentat dyshohet se ishte dhe ngjarja që prishi qetësinë mes grupeve në Shkodër.

Në këtë atentat, të kryer pranë tregut më popullor të qytetit, mbetën të plagosur 8 persona, mes të cilëve edhe vetë Kulla. Ngjarjet sipas policisë lidhen me hakmarrjen dhe përplasjen mes grupeve kriminale si dhe aktivitetin e djalit të Astrit Bilalit i cili mbeti i vrarë më 30 mars, Asmirit, një ish-kampion i sportit të boksit, i arrestuar në shtator të vitit të kaluar si pjesë e grupit kriminal “Bajri”.

Grupet kriminale që veprojnë në Shkodër kanë një histori më shumë se 25-vjeçare, mbushur me vrasje, kërcënime, trafik droge, prostitucion, rrëmbim të pronave, etj. Gjatë viteve, disa prej grupeve u larguan nga skena pas vrasjes së drejtuesve të tyre. Mbijetuan grupet më të fuqishme, ato që ishin organizuar në bazë familje.

KRIMET NË SHKODËR

Atentati ndaj Lulzim Kullës u pasua nga atentate të njëpasnjëshme ku, deri tani, kanë mbetur të vrarë 9 përsona ndërsa dy të tjerë figurojnë të zhdukur.

13 janar 2018, atentat kundër biznesmenit Lulzim Kulla në afërsi të tregut popullor të qytetit të Shkodrës.

Qershor 2018, zhduken pa gjurmë Gëzim Hysa dhe nipi i tij Agron Molla.

18 qershor 2018, ekzekutohet me armë Mehdi Kavaja, pronar i një servisi.

15 korrik 2018, vriten në një atentat, në hyrje të banesës, ish-polici Boran Bercana dhe Silvi Ndoci, bashkëjetuese me të.

8 gusht 2018, vritet Fatbardh Lici, kunati i Lulzim Kullës dhe vellai i Mustafë Licit. Ky i fundit këshilltar bashkiak dhe drejtues i një partie politike me shtrirje lokale.

1 shtator 2018, vritet biznesmeni Arjan Ferracaku teksa po kalëronte bashkë me Asmir Bilalin. Dyshohet se autorët e atentatit ngatërruan shenjestrën.

14 nëntor 2018, në tregun popullor të Rusit vritet Fatos Ferracaku, kushëriri i Arjan Ferracakut.

20 mars 2019, në fshatin Grudë vritet Nard Polia, pronar i një bujtine në Theth, pjesëtar i administratës së Zonave të Mbrojtura.

30 mars 2019, vriten në derën e shtëpisë së tyre vëllezërit Bilali. /BW

Tags: bilaliçfarëdetajepergjimetrejavëllezërvevrasjazbulua

TË LIDHURA

Avokati i Popullit: Ballanca 3 vite mbi mandat, Kuvendi shpall vakancën të hënën
Politikë

Avokati i Popullit: Ballanca 3 vite mbi mandat, Kuvendi shpall vakancën të hënën

19:07 | 10/10/2025
Shoqatat e bashkive kërkojnë ndryshime në ligjin e menaxhimit të mbetjeve
Politikë

Shoqatat e bashkive kërkojnë ndryshime në ligjin e menaxhimit të mbetjeve

18:52 | 10/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze
Aktualitet

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025
Next Post
“Qazimi po e mbyll me nder”, Rama: PD jep shfaqje rrugaçërie

“Qazimi po e mbyll me nder”, Rama: PD jep shfaqje rrugaçërie

Gruaja frikësohet për vdekje, i trokiti aligatori rreth 2 metra në derë (Video)

Gruaja frikësohet për vdekje, i trokiti aligatori rreth 2 metra në derë (Video)

Plagosi me thikë që 10-vjeç dhe vrau 2 mijë kundërshtarë politikë, kush ishte Benito Musolini

Plagosi me thikë që 10-vjeç dhe vrau 2 mijë kundërshtarë politikë, kush ishte Benito Musolini







JU REKOMANDOJMË

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025
“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

11:28 | 07/10/2025
“Tirana Big Mama…”, tifozët e Partizanit i përgjigjen atyre të bardhebluve

“Tirana Big Mama…”, tifozët e Partizanit i përgjigjen atyre të bardhebluve

19:20 | 03/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025




TË FUNDIT

Kombëtarja, flet Ajeti: Problemet e Serbisë nuk ndikojnë, të bashkuar mund të fitojmë
Sport

Kombëtarja, flet Ajeti: Problemet e Serbisë nuk ndikojnë, të bashkuar mund të fitojmë

by mirseda
20:13 | 10/10/2025
0

Arlind Ajeti, mbrojtësi i Shqipërisë, u shpreh se skuadra është gati për sfidën ndaj Serbisë. Ajeti, gjithashtu,...

Vijojnë sulmet ruse në Ukrainë: 1 fëmijë viktimë, 20 të plagosur

Vijojnë sulmet ruse në Ukrainë: 1 fëmijë viktimë, 20 të plagosur

20:10 | 10/10/2025
Avokati i Popullit: Ballanca 3 vite mbi mandat, Kuvendi shpall vakancën të hënën

Avokati i Popullit: Ballanca 3 vite mbi mandat, Kuvendi shpall vakancën të hënën

19:07 | 10/10/2025
Analisti Fatmir Sheholli mbetet në burg, i akuzuar për spiunazh për Serbinë

Analisti Fatmir Sheholli mbetet në burg, i akuzuar për spiunazh për Serbinë

19:03 | 10/10/2025
Shoqatat e bashkive kërkojnë ndryshime në ligjin e menaxhimit të mbetjeve

Shoqatat e bashkive kërkojnë ndryshime në ligjin e menaxhimit të mbetjeve

18:52 | 10/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com