Mbrëmjen e sotme, një aksident masiv është shënuar në zonën e Tiranës së Re, tek kompleksi Dinamo. Në aksident janë përfshirë 7 makina, ku 3 prej tyre janë makina luksoze tip “Audi”, ndërsa njëra prej tyre tip “BMW”, vlera e të cilave mund të arrijë deri në 40 mijë euro. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.
Po kështu, blutë e Tiranës nuk kanë lejuar që makinat të lëvizen, deri sa të përfundojë hetimi në lidhje me ngjarjen.