Deputeti i Bundestag-ut gjerman, i cili është njëkohësisht edhe Kryetar i Komisionit për Çështjet e Bashkimit Evropian, Christian Petry, e ka kritikuar ashpër aktin e ndërmarrë nga ana e opozitës, për të djegur në grup mandatet.
Në një takim të mbajtur me gazetarët në ambasadën gjermane, Petry ka apeluar ndaj dy partive më të mëdha opozitare, që të hyjnë në zgjedhjet e 30 qershorit. Sipas tij, djegia e mandateve është një hap i gabuar.
“Reforma në Drejtësi në Shqipëri është arritje historike. Duhet ende luftë kundër krimit dhe drogës. Djegia e mandateve është hap i gabuar nga opozita. PD të futet në zgjedhjet e 30 Qershorit.
Qeveria dhe opozita të dialogojnë. Ata mund të angazhohen më me shumë forcë dhe energji”, tha Petry në takimin me gazetarët.