Mariam Nabatanzi lindi binjakë një vit pasi u martua, kur ishte vetëm 12 vjeçe. Në pesë shtatzënitë e tjera bëri vetëm binjakë.
Më vonë pati 9 shtatzëni. Ndër to, katër i kishte me trinjakë dhe pesë me katërnjakë, por fatkeqësisht 6 prej fëmijëve nuk arritën të jetonin.
Tre vjet më parë, 39 vjeçarja nga Uganda u braktis nga burri i saj, duke e lënë atë të vetme për të rritur 38 fëmijë.
Tashmë të gjithë ata jetojnë në katër shtëpi të vogla në një fshat të rrethuar nga fushat e kafesë në veri të Kampalës.
Pas lindjes së binjakeve të saj të parë, Nabatanzi shkoi tek një mjek i cili i tha asaj se kishte vezore jashtëzakonisht të mëdha, një gjendje e rrallë.
Ai e këshilloi atë që kontrolli i lindjes me pilula mund ti shkaktonte probleme të mëdha shëndetësore, prandaj nuk kishte zgjidhje tjetër.
Zakonisht në Afrikë familjet janë shumë të mëdha. Në Ugandë, niveli i fertilitetit është rreth 5-6 fëmijë për grua, një nga më të lartat e kontinentit dhe më shumë se dyfishi i mesatares globale prej 2-4 fëmijë, njofton Banka Botërore.
Por edhe në Ugandë, familja Nabatanzi e bën atë një ekstrem të jashtëzakonshëm.