Të qenit një yll i Hollivudit, dhe pasja e miliona dollarëve në bankë, nuk i ka shpëtuar disa prej tyre nga telashet me drejtësinë. Shumë prej tyre janë arrestuar, pasi janë kapur me presh në dorë, duke vjedhur sende, që në shumë raste kanë një kosto qesharake.
Në vitin 2009, këngëtarja e njohur amerikane Britney Spears, kishte rreth 700 milionë dollarë pasuri. Por ajo u arrestua nga policia, pasi u kap duke vjedhur një paruke në një dyqan të njohur. Një muaj më vonë ajo vodhi edhe një kapele. Spears ia hodhi me një gjobë të majme.
Në vitin 2011, aktorja amerikane Lindsay Lohan, u akuzua për vjedhjen e një gjerdani me vlerë 2.500 dollarë, në një dyqan në Kaliforni. Ajo dënua në fund me 30 ditë burg, dhe disa orë punë në komunitet.
Aktorja tjetër e mirënjohur, Megan Fox, vodhi kur ishte ende adoleshente një buzëkuq në një supermarket, që kishte një kosto prej 7 dollarësh. Në vitin 2001, aktorja e njohur e Hollivudit Winona Ryder, fituese e çmimit Oskar, u arrestua për vjedhjen e rrobave dhe aksesorëve me vlerë 5500 dollarë në një dyqan në Beverli Hills. Në gjyq ajo pretendoi se vjedhja, ishte pjesë e një ushtrimi për një rol në një film.
Gjithsesi gjykata e shpalli fajtore, dhe e detyroi të paguajë një gjobë të majme si dhe 480 orë shërbim në komunitet. Ekspertët thonë se kleptomania, mania për të vjedhur, është një psikozë që shkaktohet nga depresioni apo sëmundja e spektrit bipolar, nga të cilat preken shpesh njerëzit e famshëm./ Tirana Today