Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Nuk bëj gjyq me ju!”/ Dështoi për të 7-n herë, pse mbrojtja e Shullazit kërkon përjashtimin e gjyqtares

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shtyhet për herë të gjashtë seanca ndaj Shullazit, për shkak të avokatit

Për katër muaj me radhë, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda nuk ka mundur të çelë shqyrtimin gjyqësor të dosjes së Emiljano Shullazit dhe 4 të dënuarve të tjerë dhe shkak në të shumtën e rasteve është bërë mbrojtja.

Kujtojmë se Shullazi dhe 4 anëtarë të grupit të tij u dënuan nga Shkalla e Parë me 55 vite burg në total, duke u shpallur fajtorë për disa vepra penale. Vendimi u ankimua nga mbrojtja e Shullazit, që kërkon pafajësi nga Apeli.

Por për 6 seanca me radhë, trupi gjykues i drejtuar nga gjyqtari Fehmi Petku u detyrua t’i shtyjë ato për shkak të mungesës së avokatit të Gilmando Danit, ndërkohë që për këtë të fundit u caktuan edhe 3 mbrojtës kryesisht, të cilët dhanë dorëheqjen duke paraqitur shkaqe shëndetësore, apo konflikt interesi.

Teksa kanë kaluar 4 muaj nga seanca e parë, duket se procesi do të pasohet edhe nga shtyrje të tjera, në kushtet kur dy anëtarë të trupit gjykues janë zëvendësuar dhe procesi këtë të martë nisi nga e para. Me shkarkimin e Fehmi Petkut nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendin e tij e zuri gjyqtarja Saida Dollani, e cila sipas të dënuarit Blerim Shullazi, gjendet në kushtet e konfliktit të interesit.

Në seancën e djeshme, Blerim Shullazi, teksa jepte gjeneralitetet, iu drejtua Dollanit, duke i thënë se nuk mund të bënte gjyq me të, sepse edhe më herët e kishte gjykuar.

“Nuk bëj gjyq me ju! Më keni gjykuar edhe më herët dhe pa avokat mbi të gjitha”, tha ai. Më tej, pretendimet e Shullazit u pasuan edhe nga një kërkesë e avokatit të tij, Bledar Meminajt, për përjashtimin e kryesueses së treshes gjykuese Saida Dollani, me pretendimin se gjendej në kushtet e konfliktit të interesit.

Ndërkohë që kërkesa e Meminajt do të shqyrtohet nga një tjetër gjyqtar, seanca e radhës pritet të mbahet më 2 maj. Shkak për shtyrjen është bërë sërish i njëjti shkak, mungesa e avokatit të zgjedhur të Gilmando Danit, Denion Bogdani, si dhe njoftimi i viktimave të këtij procesi, pasi njoftimet e kryera nga treshja e parë gjykuese nuk kanë vlerë.

DËNIMI

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, Gjykata e Shkallës së Parë dënoi me 14 vite burg Emiljano Shullazin. Ndërkohë, i konsideruari si krahu i djathtë i tij, Gilmando Dani, u dënua me 11 vite burg. Sipas Prokurorisë, ai ka qenë mbështetës në veprat penale të kryera dhe një nga kryesorët, si dhe njëri i afërt i Emiljano Shullazit. Ndërkohë, për Endrit Qyqen dhe Endrit Zelën, gjykata dha nga 10 vite burg për secilin. Sipas prokurorisë, dy të pandehurit kanë qenë në rolin e personave që kanë ndihmuar në arritjen e qëllimit kriminal. Në fund, Gjykata dha 9 vite burg për Blerim Shullazin, i cili akuzohej për gjobëvënien ndaj Zakës dhe armëmbajtje pa leje. /Panorama

Tags: 7-ndeshtoigjyqgjyqtaresherëkerkonMBROJTJApërjashtiminShullazit

TË LIDHURA

Grabitet dega e FiBank në Deliorgj, autori qëlloi me armë dhe…
Aktualitet

Grabitet dega e FiBank në Deliorgj, autori qëlloi me armë dhe…

11:39 | 12/02/2026
Deputeti Hoxha i kthehet Muçit: Ore je në terezi apo jo? Ku je këtu që sugjeron përdorim molotovi?
Politikë

Deputeti Hoxha i kthehet Muçit: Ore je në terezi apo jo? Ku je këtu që sugjeron përdorim molotovi?

11:32 | 12/02/2026
Berisha ‘shpërthen’ nga Kuvendi: Po mbroni vi*het e Belindës, por… Peleshi i ndërpret fjalën
Politikë

Berisha nuk kursehet: Gojëpërdalurave nuk duhet t’u përgjigjesh kurrë!

11:20 | 12/02/2026
Next Post
Oriola Marashi i “vë flakën” Venecias me format bombastike (Foto)

Oriola Marashi i “vë flakën” Venecias me format bombastike (Foto)

Forcat Detare dhe anija “Butrinti” shpëtojnë gomonen me 50 emigrantë

Forcat Detare dhe anija “Butrinti” shpëtojnë gomonen me 50 emigrantë

Opozita sërish në protestë, Kuvendi në seancë. Ja çfarë pritet të ndodhë sot

Opozita braktis Parlamentin, ndryshon skenarin e protestave duke ‘paralizuar’ vendin







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Grabitet dega e FiBank në Deliorgj, autori qëlloi me armë dhe…
Aktualitet

Grabitet dega e FiBank në Deliorgj, autori qëlloi me armë dhe…

by mirseda
11:39 | 12/02/2026
0

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur pak më parë në një bankë t% nivelit të dytë...

Deputeti Hoxha i kthehet Muçit: Ore je në terezi apo jo? Ku je këtu që sugjeron përdorim molotovi?

Deputeti Hoxha i kthehet Muçit: Ore je në terezi apo jo? Ku je këtu që sugjeron përdorim molotovi?

11:32 | 12/02/2026
Berisha ‘shpërthen’ nga Kuvendi: Po mbroni vi*het e Belindës, por… Peleshi i ndërpret fjalën

Berisha nuk kursehet: Gojëpërdalurave nuk duhet t’u përgjigjesh kurrë!

11:20 | 12/02/2026
Koçiu i kthehet Berishës: Gënjeshtar patologjik! Porosite dhunë ndaj policëve në protestë

Koçiu i kthehet Berishës: Gënjeshtar patologjik! Porosite dhunë ndaj policëve në protestë

11:17 | 12/02/2026
Berisha sqaron fjalorin ndaj Ballukut: Sikur të thoja ‘dollapë’, mos u bëni histerikë!

“Asnjë polic i plagosur, gënjejnë”/ Berisha: Protestuesit i qëlluan me plumba gome në kokë.

11:15 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com