Sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24 tregoi historinë e tij Denis Murataj, burri nga Shijaku që është në konflikt me ish-gruan e vajzat e tij.
Para 7 vitesh Denis Murataj është ndarë nga gruaja e parë, ajo iku vetë nga shtëpia kur ai ishte në Itali. Një ditë vëllai i tij i tha në telefon “mos nis më lekë se ajo e ka braktisur shtëpinë, ka ikur”. Qëndroi 1 vit në Itali më pas u kthye.
Kanë 3 fëmijë së bashku, 2 vajza dhe 1 djalë. Ajo, siç thotë Denisi filloi konfliktet se donte të shisnin shtëpinë dhe të iknin në Greqi. Gjatë martesës kanë ndërruar disa shtëpi, i kanë shitur pasi ajo nuk shkonte mirë me fqinjët. Ai nuk pranoi ta bënte këtë gjë më dhe kjo ishte arsyeja që ajo kërkoi divorcin.
Kur u kthye nga Italia lau gjobat që ju kishin vendosur, energjinë elektrike të papaguar prej saj, etj. Kishte ikur nga shtëpia i kishte marrë të gjitha, kishte shkulur edhe pemët dhe shtëpinë e kishte lënë me qira. Kur u kthye nga Italia ai gjeti qiraxhiun në shtëpinë e tij.
Shkuan në gjykatë, pasi ajo donte divorcin, fëmijët i mbajti ajo, ai do paguante 50 mijë lekë për fëmijë sipas vendimit të dhënë. Tani fëmijët janë të rritur, 2 vajzat janë martuar ndërsa djali është 18 vjeç. Denisi është martuar sërish dhe ka 2 fëmijë, pret dhe një fëmijë të tretë. Kishin një tokë të përbashkët dhe e shitën, secili mori pjesën e lekëve që i takonte, lekët i mori ajo por nuk i jep firmën zotërisë që ka blerë shtëpinë.
“Kur u ndamë dogji dyshekun në lagje dhe prishi gjithë objektet e shtëpisë”, kujton Denisi. Divorci u bë para 6 vitesh dhe ai u rimartua para 4 vitesh. Punonte në Korçë bashkë me nipin, merrte fruta perime me furgon. Aa ka ardhur në Qafë-Thanë e ka marrë policia e Shijakut në telefon, gruan e kishte lënë tek shtëpia e prindërve mos rrinte vetëm, të është djegur shtëpia i kanë thënë janë dy zjarrfikse aty. U bënë 3 vite që është djegur shtëpia, asnjë arsye nuk i kanë thënë ende dhe sot. I kërkoi ndihmë kryetarit të komunës, por dhe ai si dha asnjë ndihmë. Mezi e sistemoi shtëpinë, tani gruaja e parë i thotë “mos hyr brenda se do të vë minën”.
Ajo e ka hedhur në gjyq, kërkon të marrë pjesë të shtëpisë. Nuk kanë bërë ndarje pasurie. Ajo jeton në Thumane, por aktualisht jeton në Itali me motrën, jeton vetëm djali atje. Djalin e mbante vetë Denisi, por ajo e mori e çoi në Itali, e futi në burg dhe e nxorën nga burgu nipërit e Denisit. Në Thumane, ka shtëpi dhe tokë. Denisi i mirëpret fëmijët e tij dhe gjithçka ka ai janë edhe të tyret, por ai jeton në varfëri dhe nuk ka çfarë të ndajë me ish-bashkëshorten.
Njëra vajzë e ka kërcënuar, tjetra si flet fare, kanë shkuar ti rrahin nusen e dytë, ndërsa me djalin flet gjithmonë, por ai i thotë që e ëma nuk e pyet.
“Nusja dhe gocat u futën dhe e kanë rrahur mamin tim.Kma shkuar edhe në polici ju kam thnënë, por nuk u mor seriozisht denoncimi im”, tha Denisi.
Në lidhje telefonike në emisionin “Me Zemër të Hapur” në Neës 24, foli edhe vajza e Denisit, e cila tha se ishte ai personi që është larguar nga shtëpia dhe se në këto momente nuk if let me pretendimin se “ai nuk është një baba i denjë”.
Vajza: Babai nuk është kujdesur kurrë për ne.
Denisi: Ti më ke kërcënuar, më ke thënë mos më merr më në telefon se do të fus plumbin ballit.
Vajza: Ti je ai që na ke kërcënuar.