Dy turistë belgë kanë humbur pa gjurmë që prej mbrëmjes së djeshme mes Llogarasë dhe Dhërmiut.
Policia e Vlorës ka nisur kërkimet që prej 12 orësh, por ende nuk dihet asgjë për ta. Mësohet se ata janë të moshës 56-58 vjeç, por emrat ende nuk janë bërë të ditur.
Në ndihmë të policisë janë vënë edhe banorët e zonave, të cilët po pyeten nga policia nëse i kanë parë së fundi. Ndërsa sipas perfektit të Vlorës ata kanë ngritur një kamping. Forcave të policisë të cilat janë vënë në kërkim të turistëve iu janë shtuar edhe forca DELTA.