Komisioni i Disiplinës ka publikuar sot, vendimet për javën që lamë mbi ato shkelje që kanë ndodhur në fushat e blerta. Përpos dënimit të Besës, apo ekipit U-17 të Kamzës, në sy bie dhe dënimi i futbollistet Paula Jaku, që luan për skuadrën e Juban Danjës.
Futbollistja seksi është dënuar për shkak se ka ushtruar dhunë ndaj zyrtares së ndeshjes dhe për këtë akt, ajo u dënua me një vit përjashtim nga futbolli.
Paula Jaku është një nga futbollistet më të mira në Shqipëri për goditjet e dënimit. Gjithashtu ajo mbahet si një nga femrat më seksi në botën e futbollit të femrave në vendin tonë.