Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Rikthimi i vizave, reagon Këshilli i Ambasadorëve: Situatë alarmante! Dëmton rëndë…

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Rikthimi i vizave, reagon Këshilli i Ambasadorëve: Situatë alarmante! Dëmton rëndë…

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë kanë reaguar pas votimit në parlamentin holandez për rikthimin e vizave me Shqipërinë, me pretendimin  se këta të fundit janë bërë kërcënim për qytetarët e saj në fushën e krimit dhe trafikut të drogës.

Këshilli i Ambasadorëve e konsiderojnë këtë vendim një hap të dëmshëm për Shqipërinë, teksa shprehen se kjo rezolutë  e propozuar dhe e votuar në parlamentin holandez dëmton qartësisht imazhin e vendit dhe të qytetarëve shqiptarë në të gjithë botën.

Reagimi i plotë:

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë u njoh me vendimin e Dhomës së Ulët të Parlamentit holandez të datës 16 prill 2019, ku 108 deputetë të pesë partive kryesore politike të vendit nga 150 gjithsej, votuan në favor të propozimit për fillimin e procedurave për rikthimin e regjimit të vizave për shtetasit shqiptarë që udhëtojnë në Hapësirën Schengen.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i bashkohet shqetësimit të shprehur nga i gjithë opinioni publik për këtë zhvillim negativ – një kthim prapa për një nga arritjet më madhore të shqiptarëve që pas rënies së diktaturës komuniste, atë të lëvizjes së lirë e pa viza në hapësirën Schengen.

Ky vendim dëmton rëndë interesat e shtetasve shqiptarë dhe imazhin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në Europë dhe në botë. Ai mund të shërbejë si një argument shtesë për të gjitha ato forca politike evropiane që, për arsye e motive të ndryshme, kundërshtojnë çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Kjo ngjarje duhet të alarmojë të gjithë strukturat zyrtare shqiptare, për të adresuar sa më parë dëmin e madh të krijuar.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë vëren me shqetësim të madh mungesën e një analize të thelluar të këtij vendimi të Parlamentit holandez nga strukturat përgjegjëse shqiptare. Interpretimi i këtij vendimi si një çështje hipotetike dhe që nuk do të ndodhë, është sa sipërfaqësor aq edhe jo profesional. Një vendim i tillë, me pasoja të rënda për imazhin dhe lëvizjen e lirë të shqiptarëve, duhet shoqëruar me një analizë serioze dhe me përgjegjësi të lartë institucionale, duke përcaktuar dhe masat konkrete për adresimin, frenimin dhe minimizimin e të gjithë problematikave që kanë ndikuar në marrjen e këtij vendimi.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i bën thirrje Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme që, në funksion të prioriteteve politikës së jashtme dhe mbrojtjes së interesave të shqiptarëve kudo që ndodhen, të ndërmarrë menjëherë demarshet e nevojshme me Holandën dhe agjencitë e saj ligjzbatuese, si dhe me vendet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian, në mënyrë që ky vendim të mos ketë efekt të mëtejshëm dhe të mos shoqërohet me vendime të tjera të ngjashme.

CAA shpreh gjithashtu besimin se Komisioni Evropian, si instanca përfundimtare vendimarrëse do të refuzojë këtë propozim dhe do t’i përmbahet konkluzioneve të Raportit të tij të muajit dhjetor 2018, ku pohon se Shqipëria i përmbush kriteret për vazhdimin e rregjimit pa viza për qytetarët shqiptarë në Hapësirën Schengen. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë nënvizon se marrja e sinjalit pozitiv në muajin qershor për çeljen e negociatave të antarësimit në BE është dhe mbetet përparësia madhore, në interes të vendit dhe të vetë BE-së.

Tags: dëmtonHolandaimazhinKëshilli i Ambasadorëverikthimi i vizave

TË LIDHURA

Prokuroria Tiranë kërkon masa sigurimi për kryeinspektorin dhe juristin e IMT-së
Aktualitet

Prokuroria Tiranë kërkon masa sigurimi për kryeinspektorin dhe juristin e IMT-së

10:56 | 31/03/2026
Nga hapja e fondeve të IPARD te mbështetja për fermerët dhe dëmshpërblimet, ministri Salla
Aktualitet

Nga hapja e fondeve të IPARD te mbështetja për fermerët dhe dëmshpërblimet, ministri Salla

10:51 | 31/03/2026
Skënder Hita merr detyrën , u premton qytetarëve: Siguria juaj është detyrimi ynë!
Aktualitet

Skënder Hita merr detyrën , u premton qytetarëve: Siguria juaj është detyrimi ynë!

10:21 | 31/03/2026
Next Post
PD-LSI zyrtarizojnë grupet, kush i përfaqëson partitë opozitare

PD-LSI zyrtarizojnë grupet, kush i përfaqëson partitë opozitare

Denoncimi për keqpërdorim emri, biznesmeni Nadir Çausholli thirret në Prokurori

Denoncimi për keqpërdorim emri, biznesmeni Nadir Çausholli thirret në Prokurori

‘Rama do të të hedhë si Tahirin’/Ish shefi i antidrogës-Lleshajt: Po të përdorin

Grabitja në Rinas/ Lleshaj: Nuk cenohet siguria nga 5 persona. Policia u njoftua me vonesë







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

15:45 | 26/03/2026




TË FUNDIT

Prokuroria Tiranë kërkon masa sigurimi për kryeinspektorin dhe juristin e IMT-së
Aktualitet

Prokuroria Tiranë kërkon masa sigurimi për kryeinspektorin dhe juristin e IMT-së

by mirseda
10:56 | 31/03/2026
0

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë u caktuan...

Nga hapja e fondeve të IPARD te mbështetja për fermerët dhe dëmshpërblimet, ministri Salla

Nga hapja e fondeve të IPARD te mbështetja për fermerët dhe dëmshpërblimet, ministri Salla

10:51 | 31/03/2026
Skënder Hita merr detyrën , u premton qytetarëve: Siguria juaj është detyrimi ynë!

Skënder Hita merr detyrën , u premton qytetarëve: Siguria juaj është detyrimi ynë!

10:21 | 31/03/2026
“Skënder Hita, personi i duhur në krye të Policisë së Shtetit”, Lamallari: E njoh prej vitesh…

“Skënder Hita, personi i duhur në krye të Policisë së Shtetit”, Lamallari: E njoh prej vitesh…

09:59 | 31/03/2026
Paralajmëroi për shumë‘zhdukje’,Trump i gatshëm ti japë fund luftës pa rihapur Ngushticën e Hormuzit

Paralajmëroi për shumë‘zhdukje’,Trump i gatshëm ti japë fund luftës pa rihapur Ngushticën e Hormuzit

09:58 | 31/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com