E premte, 10 Korrik, 2020
18 C
Tirana

Grabitja në Rinas/ Lleshaj: Nuk cenohet siguria nga 5 persona. Policia u njoftua me vonesë

Më të lexuarat

“Çdo veprim i njëanshëm do të përbënte prishje të marrëveshjes”, PD i përgjigjet Ramës

Partia Demokratike i ka kthyer përgjigje ftesës së kryeministrit Rama, i cili u shpreh i gatshëm për të arritur konsensus me opozitën jashtë parlamentare....

Ngjela: Me lista të hapura, Sokol Olldashi e rrëzon sërish Bashën nga PD

Avokati i njohur, Spartak Ngjela, shprehet se korrupsionit të lartë shtetëror po i vijnë tre kërcënime: reforma në drejtësi, reforma antikorrupsion dhe reforma e...

Presidenti i infektuar hoqi maskën në konferencë! Gazetarët, zero tolerancë ndaj tij

Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro para disa ditësh konfirmoi se ishte infektuar me koronavirus. Rikujtojmë se herë pas here ai injoronte pandeminë duke thënë se...

Pandemia/ Italia mbyll kufijtë me 13 vende

Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, ka publikuar listën e 13 vendeve me të cilat Italia do të mbyllë kufijtë. Në listën e publikuar nga...

Ishte shpallur i humbur, kryebashkiaku gjendet i pajetë në një mal

Kryebashkiaku i kryeqytetit të Koresë së Jugut, Park Won-soon, është gjetur sot i pajetë nga policia pak orë pasi u shpall i humbur. Ishte vajza...

Meta publikon fotot me Thaçin nga Gjiri i Lalzit, ja kush tjetër ishte me ta

Presidenti Ilir Meta ka publikuar foto nga takimi në Gjirin e Lalzit me homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi. Nga fotot e publikuara nga kreu...

Po fliste me Princin Charles, punonjësit të supermarketit i bie të fikët (Video)

Mediat britanike së fundmi kanë publikuar një video, ku shfaqet një punonjës supermarketi të cilit i bie të fikët teksa bashkëbisedonte me Princin Charles. Ky...

Pamje të rralla/ Ndodh 1 në 80 mijë raste, vjen në jetë fëmija me ‘këmishë’ (FOTO)

Një foshnje në maternitetin ‘Koço Gliozheni’ në kryeqytet, ka lindur i mbështjellë me qese amniotike, që në gjuhën popullore cilësohet si 'i lindur me...

“Do ta rikthejmë Milanin në një superfuqi”, zyrtari i njohur shpalos planin që ka

Për hir të së vërtetës performanca e Milanit këto kohët e fundit nuk ka qenë shumë e kënaqshme! Të shumtë janë personat që thonë se...

Djali i saj u gjet i vetëm në varkë, zhduket aktorja e njohur amerikane

Aktorja e njohur amerikane, Naya Rivera, është shpallur e humbur pasi djali i saj i vogël u gjet i vetëm në një varkë në...

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka folur ditën e sotme në Kuvend për grabitjen e miliona eurove në sheshin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në datën 9 prill 2019.

Lleshaj tha se grabitja e kryer nuk është një shkatërrim i sigurisë kombëtare në vend, pasi sipas tij siguria nuk mund të cenohet nga pesë persona, ndërsa bën fajtor koncesionarin privat, duke theksuar se është përgjegjës për sigurinë e aeroportit.

“Ngjarja është dëshmi e një seri dështimesh që janë përgjegjëse për sigurinë ne aeroport. Siguria e aeroportit i është transportuar një kontraktori privat, të huaj dhe është pranuar, pëlqyer 15 vjet me radhë”, tha Lleshaj.

Më tej, ministri deklaron se Policia e Shtetit është njoftuar 5 minuta dhe 21 sekonda me vonesë nga privati, teksa shprehet se informacioni është marrë në rrugë të tretë.

“Privati ka njoftuar 5 minuta dhe 21 sekonda më vonë Policinë e Shtetit. Policia e ka marrë në rrugë të treta informacionin.

Në të njëjtën kohë, TIA ka njoftuar aviacionin shqiptar 30 minuta pasi ka ndodhur ngjarja. Kontraktori privat nuk i ka lejuar forcat e policisë të hyjnë brenda. Porta nuk është hapur pasi e ka në komandë kompania e sigurisë së aeroportit”, tha Lleshaj.

Lleshaj ka thënë se janë evidentuar 12 probleme të mëdha në aeroportin e Rinasit, por asnjë nga këto nuk është marrë në konsideratë nga koncesionari.

“Kemi pasur rreth 12 komunikime zyrtare ku policia i kërkon marrje masash për mangësi të konstatuara, kurse në kthimet e përgjigjeve, citoj njërën në 2016, TIA shprehet se kompania përmbush dhe zbaton të gjitha detyrimet, gjithashtu sqaron se komunikimin e ka me Autoritetin Civil, pra i thotë policisë se nuk merremi me ju, ose në raste të tjera ka heshtur.

Vërejtët kryesore të bëra nga Policia janë portat e papërshtatshme, rrethimi i jashtëm pa sensorë, kamerat jashtë funksionit, ndriçimi i pistës i pamjaftueshëm, zona e tranzitit po ashtu, shërbimet e sigurisë të pamjaftueshme e të paplota. Janë të paktën 12 probleme të mëdha që janë evidentuar në kohë nga autoritetet përkatëse”, tha ai.

Lexo edhe :   Ndalohet në Rinas me mbi 18 mijë euro. Ja ku i kishte fshehur paratë 46-vjeçarja
Lexo edhe :   VIDEO/ Protesta e mbrëmshme, policët serbë rrahin brutalisht qytetarët

Ministri ka thënë se grabitja është kryer nga profesionistë, të cilët u larguan nga një tunel dhe i ikën vëmendjes së policisë.

“Masat pas ngjarjes janë të menjëhershme, hymë brenda aeroportit dhe morëm sigurinë, përfshirë edhe sallën e monitorimit të kamerave që ishte e ndaluar për Policinë e Shtetit, perimetri i jashtëm është tashmë nën mbikëqyrjen e Forcave të Armatosura.

Grabitësit për një kohë shumë të shkurtër përfunduan brenda tunelit dhe i humbën vëmendjes së policisë.

Masat e marra, reagimi i shpejtë i policisë kanë siguruar prova që japin shpresë të madhe në sukses për hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes. Ky ishte episod i një serie ngjarjesh me të njëjtët autorë, ngjarja do zbardhet përfundimisht. Nuk ka qenë një rast i thjeshtë, grabitje me autorë profesionistë që kanë shpërthyer edhe zona sigurie më të mëdha, kanë shpërthyer burg të një vendi në BE, kanë vrarë punonjës policie dhe nuk është arritur të kapen, këtu kemi një sukses fillestar.

Garantoj qytetarët dhe deputetet që siguria e aeroportit është e garantuar dhe me masat në vijim arrin në nivele që na japin qëndrueshmëri të gjatë. Për të gjithë ata që e keqpërdorin këtë situatë, u them që nuk është apokaliptike, nuk është e vetmja ngjarje në botë, aeroporte e zona të tjera të sigurisë janë goditur jo tek ne por edhe në vende shumë më të fuqishme se ne, Gjermani, Nju Jork, Bruksel, Meksikë. Më  18 shkurt 2013, 8 të armatosur hynë në pistë në Bruksel dhe vodhën 16 mln dollarë diamante”, tha Lleshaj.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

PS do të bashkëpunojë me LSI? Majko flet për koalicionet

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, i ftuar në "Repolitix", ka shmangur pyetjen nëse  Erion Veliaj do të jetë pasardhës i Edi Ramës. Ministri zgjodhi...

“Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe “Dimri i madh”, dy vepra të romancierit Ismail Kadare

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 10 Korrik 2020  “Droit et Liberté” ka botuar, me 1 prill 1979, në faqen n°23, një shkrim në lidhje me dy romanet...

“Është pa shkollë”, Kryemadhi sfidon Ministren e Arsimit

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka sfiduar haptazi Ministren e Arsimit Besa Shahini duke i kërkuar asaj të publikojë diplomën. E ftuar në emisionin...

Dalin rezultatet e tamponëve, zbulohen emrat e 3 lojtarëve të Partizanit që janë infektuar

Partizani ka marrë përgjigjet për pjesën më të madhe të lojtarëve, të cilët kanë bërë testet për COVID-19. Tre futbollistë të tjerë kanë dalë...

Detajet/ Gjendet një trup i pajetë brenda Portit në Durrës

Në orët e para të ditës është gjetur trupi i pajetë i një personi në Durrës, brenda rrethimit të Portit. Duke iu referuar të dhënave...