Kronikë

Denoncimi për keqpërdorim emri, biznesmeni Nadir Çausholli thirret në Prokurori

               Publikuar në : 10:34 - 18/04/19 S.N

Biznesmeni Nadir Çausholli është thirrur në Prokurori, lidhur me dy kallëzime të bëra ndaj tij. Një ditë më parë, në emisionin “Top Story” u transmetua denoncimi se Çausholli rezulton të ketë dërguar një letër anonime, duke keqpërdorur emrin e Autorit të Emisionit të Top Story dhe duke nxitur konflikt me një pronar media, Ylli Ndroqi.

Letra kishte përmbajtje fyese, denigruese dhe shantazhuese ndaj Ndroqit, ndërsa Top Story zbërtheu të gjithë skemën e dërgimit të letrës nga Nadir Çausholli, i cili ka kryer 3 vepra penale.

Sipas Kodit Penal, nëse shpallet fajtor, Nadir Çausholli rrezikon sërish burgun nga 6 muaj deri në 3 vite.

Më herët biznesmeni është arrestuar për një skemë mashtrimi me rimbursimin e barnave.

Nadir Çausholli keqpërdori emrin e autorit të Top Story për të shantazhuar Ylli Ndroqin

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT