Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Notre Dame si paralajmërim për Evropën: Vlerat s’duhen marrë kurrë si të përjetshme

7 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Të Gjitha, TT, W-Instant
Notre Dame si paralajmërim për Evropën: Vlerat s’duhen marrë kurrë si të përjetshme

Nga Gilles Gressani & Mathéo Malik, “The Guardian”

Është e vështirë ta përshkruaj trishtimin që ndjeva, kur pashë Notre Dame në flakë. Ndjeva sikur një stoli e çmuar e familjes, u shkatërrua përpara syve tanë. Por edhe më e dhimbshme, ishte të kuptonim rëndësinë e të gjitha gjërave: po shihnim të digjej diçka, që menduam se nuk do të digjej kurrë.

Për të gjithë parizienët dhe evropianët, Notre Dame është thjesht një mrekulli. Ajo qëndron aty, si një monument i krenarisë dhe e admirimit. Çdo herë që kemi kaluar aty pranë, edhe sikur ta kishim parë 1 mijë herë, do ta kthehemi ta shohim prapë, sikur ta kishim një lloj detyrimi.

E megjithatë ne e morëm këtë mrekulli, si diçka të mirëqenë.

Jo se ai ajo u bë e padukshme, apo se ne ndaluam së pari atë, por sepse thjesht qëndronte atje siç duhej:si piramidat, teatrot greke apo tempujt e Romës së lashtë. Ishte një mrekulli e botës, një monument i përjetshëm, që ekzistonte shumë përpara nesh, dhe që do të ekzistonte edhe shumë kohë pas nesh.

Vuajtja bëhet edhe më e madhe, kur kupton se katastrofa e Notre Dame, përfaqëson në mënyrë të përkryer gjendjen e evropianëve të sotëm: njerëzit dënohen të jetojnë mes mrekullive, duke i marrë ato si të mirëqena, dhe duke e shpërfillur faktin se ato mund të zhduken një ditë – pastaj papritmas e gjejmë veten në një situate, që nuk do ta kishim parashikuar kurrë.

Notre Dame mund të shkatërrohej vetëm nga koha, shumë, shumë vite pas largimit tonë nga kjo botë. Ne nuk mund ta imagjinonim, të ishim dëshmitarë të një katastrofe të tillë. Por ja që tani jemi. Dhe çështja që shtrohet para nesh tani, është ajo e rindërtimit. Ne duhet ta rindërtojmë Katedralen e Parisit.

Emanuel Makron, është zotuar të riparojë Notre Dame, duke njoftuar nisjen e një fushate kombëtare për mbledhjen e donacioneve. Por me këtë çështje vjen një tjetër, më e thellë: si mund të rindërtojmë diçka, që të gjithë mendonin se ekzistonte e shkëputur nga vetë koha?

Edhe ata që kanë jetuar në Paris për shumë vite, ndjehen të përulur sa herë që kalojnë përballë fasadës së katedrales, jo vetëm për shkak të dritareve të mëdha prej xhami, por për shkak se pavarësisht qindra turistëve, hyrja e saj kishte një heshtje të veçantë dhe intime.

Shumë prej tyre, kanë një kujtesë shumë personale lidhur me Notre Dame, qoftë kjo e një mbrëmjeje të ftohtë duke parë në heshtje katedralen, për t’u shfokusuar disi nga sprovat dhe vuajtjet e jetës së përditshme, apo tingujt e zhurmshëm të një psalmi të dëgjuar nga brenda kishës.

Katedralja, ka qenë gjithmonë një pjesë e jetës sonë të përditshme, një prani, një trashëgimi që e ndajmë të gjithë, pavarësisht nga besimi fetar që kemi. Për evropianët, djegia e Notre Dame vjen si një paralajmërim më i gjerë: mos i merrni si të mirëqena, mrekullitë që gëzoni sot. Kujdesuni më shumë për to, sepse nuk mund të jenë me ju përgjithmonë.

Evropianët “lundrojnë” shpesh verbërisht përmes një peizazhi mrekullish, e cila lejohet të bëhet një pjesë banale e jetës së përditshme. Nëse ata vazhdojnë të mos kujdesen për to, shumë shpejt do të kuptojnë se tashmë gjithçka është shkrumbuar në flakë.

Për ta rindërtuar këtë mrekulli, për ta shpëtuar atë nga marrja si diçka e mirëqenë, evropianët do të kenë nevojë për diçka më shumë se sa paratë dhe vullneti: ata do të kenë nevojë për një analizë të thellë të asaj që kanë të përbashkët, dhe se çfarë do të thotë të jesh evropian.

*Shënim: Gilles Gressani, është president i “Groupe d’études géopolitiques”, ndërsa Mathéo Malik është kryeredaktor i “Le GrandContinent”./ Përktheu për Tirana Today, Alket Goce

Tags: EvropënNotre Dameparalajmerimvlerat

TË LIDHURA

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Trump: Janë kthyer 20 pengjet izraelite, tani nis faza e dytë e planit për paqen në Gaza
Bota

Trump: Janë kthyer 20 pengjet izraelite, tani nis faza e dytë e planit për paqen në Gaza

19:34 | 14/10/2025
Paralajmërimi i fortë i Trumpit për Macronin në samitin e Egjiptit: Do ta shihni çfarë do të ndodhë
Bota

Paralajmërimi i fortë i Trumpit për Macronin në samitin e Egjiptit: Do ta shihni çfarë do të ndodhë

11:12 | 14/10/2025
Next Post
Haradinaj propozim të ri për taksën, siguron mbështetjen e Berlinit

Rindërtimi i "Notre Dame", Kosova i ofron ndihmë financiare Francës

VIDEO/ Aksident fatal, vdesin babë e bir nga Tropoja. Filmohet momenti i përplasjes

VIDEO/ Aksident fatal, vdesin babë e bir nga Tropoja. Filmohet momenti i përplasjes

“Notre Dame u mallkua nga flamuri i Kosovës”, ambasadori francez shuplakë serbëve

“Notre Dame u mallkua nga flamuri i Kosovës”, ambasadori francez shuplakë serbëve







JU REKOMANDOJMË

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

20:20 | 14/10/2025
Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

16:59 | 13/10/2025
Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

22:25 | 13/10/2025




TË FUNDIT

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

by mirseda
22:44 | 14/10/2025
0

Sot në mëngjes u nisa herët. Qielli ishte gri dhe ajri kishte atë freskinë e parë të...

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Hysaj futet në histori, lojtari me më shumë paraqitje me kombëtaren

Hysaj futet në histori, lojtari me më shumë paraqitje me kombëtaren

21:47 | 14/10/2025
Altin Dumani: SPAK ka marrë të pandehur administratorin e KESH për abuzim me detyrën

Altin Dumani: SPAK ka marrë të pandehur administratorin e KESH për abuzim me detyrën

20:42 | 14/10/2025
Shqipëri-Jordani/ Broja gjen golin, kuqezinjtë përmbysin ndeshjen

Shqipëri-Jordani/ Broja gjen golin, kuqezinjtë përmbysin ndeshjen

20:27 | 14/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com