Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Video/Anulohet tenderi për stadiumin 1 miliard lekësh

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Video/Anulohet tenderi për stadiumin 1 miliard lekësh

Pak muaj më në emisionin “Stop” u trajtua problematika e stadiumit të Përrenjasit, një investim 1 miliardë lekë i qeverisë shqiptare. “Domosdova” është në kategorinë amatore, megjithatë qyteti do të ketë një stadium me 500 vende. Kryetarja e Bashkisë, Miranda Rira, tha asokohe se stadiumi i ri, ka qenë premtim i saj elektoral.

Por pas emisionit “Stop”, Komisioni i Prokurimit Publik ka vendosur anulimin e tenderit, duke i kërkuar bashkisë që të ribëjë një garë të ndershme.

Saimir Kodra: “Prokuroria e Qytetit të Elbasanit ka filluar hetimet, por përtej kësaj ka edhe një institucion tjetër që është qershia mbi tortë, Komisioni i Prokurimit Publik. Për atë tender të gjitha kompanitë u ankuan, përveç asaj që fitoi, kuptohet. Të gjitha kompanitë e tjera u ankuan sepse e panë non sens, të tjerët ishin afruar që e bënin edhe me më pak para. Ç’janë këto kritere që vihen sepse nuk është domosdoshmëri për të pasur agronom, apo për të pasur fabrikë duralumini për të fituar këtë tender.

Një nga kompanitë, shumë prestigjioze, që ishte këtu, ishte ajo që ka bërë stadiumin e Shkodrës, të Elbasanit etj. Në deklaratë thuhet: ‘Komisioni i Prokurimit Publik gjykon se pretendimet e ankimuesve nuk do të merren në gjykim në themel, pasi procedurat e prokurimit duhet të anulohen për shkaqet e sipërcituara.’ Ato që kemi thënë ne. ‘Dhe për këtë arsye vendosi, të mos marrë në shqyrtim ankesat e kompanive me radhë, etj, etj, etj.’ ‘Autoriteti kontraktor të  anulojë procedurën e mësipërme të prokurimit të prokurimit dhe me rihapjen e procedurës të ketë parasysh konstatimet e mësipërme të bëra nga Komisioni i Prokurimit Publik.’ Pra i thotë Bashkisë Përrenjas, anuloje, dhe kur të bësh të riun ki parasysh këto gjëra që sapo të thamë ne dhe që ia ka thënë edhe komisioni me shkrim.”

Gentian Zenelaj: Ta fitojë kush është më i zoti, kush ka parametra më të mirë, ore në fund të fundit ta fitojë kush di të bëjë stadium një herë.

Saimir Kodra: E fitoftë më i miri. Pra, përtej të gjithës, jua dhashë këtë sqarim për të kuptuar për të gjithë ata që në komentet e tyre, sigurisht në Facebook apo në uebin tonë thoshin ‘pse ç’të keqe ka?’ Jo ka një të keqe të madhe, të bëhet në këtë formë ka shumë të këqija, sepse janë paratë e të gjithëve ne që shkojnë atje vetëm për një pjesë të stadiumit. Ndërsa tani besoj se me rihapjen e tenderit, kjo kryetare apo tjetër, kushdo të jetë i radhës, gjerat do të jenë më të sakta dhe më të bukura.

Kodra tregoi edhe paktin telefonik që kishte bërë me Kryebashkiaken Miranda Rira gjatë kohës që ajo ishte shtatzënë. “Me Mirandën kemi bërë një pakt telefonik, sepse nuk e dija realisht që ishte shtatzënë. I urova të ardhtë i bardhë, pastë jetën e gjatë fëmija, qoftë i lumtur! Pas ditës së parë që ti zonjë do të lindësh, do të kesh përsëri probleme me emisionin “Stop”. Jo me mua personalisht, por për të gjitha ato çfarë ke bërë ti.”

Gentian Zenelaj: “Po edhe vetë kjo si nënë, derisa t’i bëhet djali 18 vjeç do të ketë nevojë për kopsht, për bahçe, për lulishte, jo për stadium.”/tvklan.al

 

Tags: "STOP"Kryetarja e BashkisëMiranda Rira

TË LIDHURA

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën
Aktualitet

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën

17:22 | 05/04/2026
Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet
Aktualitet

Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet

17:01 | 05/04/2026
Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist
Aktualitet

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

20:51 | 04/04/2026
Next Post
Super Lionel Messi, dy golat e argjentinasit “fundosin” Manchesterin (Video)

Super Lionel Messi, dy golat e argjentinasit “fundosin” Manchesterin (Video)

Meta e thotë troç: S’jam president ambasadash!

Meta e thotë troç: S’jam president ambasadash!

Ndeshje “çmendur” në Torino/ Shënon Ronaldo, Ajax barazon menjëherë (Video)

Ndeshje “çmendur” në Torino/ Shënon Ronaldo, Ajax barazon menjëherë (Video)







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën
Aktualitet

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën

by mirseda
17:22 | 05/04/2026
0

Një zjarr ka rënë në një pallati në qendër të Tiranës, pasditen e kësaj të diele. Mësohet...

U kap me 7 kg kokainë në çantën e shpinës/ Arrestohet në Itali 40-vjeçari shqiptar

U kap me 7 kg kokainë në çantën e shpinës/ Arrestohet në Itali 40-vjeçari shqiptar

17:03 | 05/04/2026
Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet

Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet

17:01 | 05/04/2026
Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

23:18 | 04/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com