Presidenti Ilir Meta ka reaguar pasi një pjesë e protestuesve ka çarë kordonin dhe është afruar te godina e Kryeministrisë.
Meta ka kërkuar që të evitohen konfrontimet dhe të ruhet qetësia. Reagimi i Kreut të Shtetit erdhi menjëherë pasi protestuesit e opozitës shembën barrierat e rrethimit të Kryeministrisë.
Megjithëse kanë kaluar në shkallët e godinës, protestuesit nuk kanë bërë përpjekje për të hyrë brenda ndërtesës.