Kryeplaku i fshatit Gribe në Gramsh, Tajar Veliu është qëlluar me armë automatik mbrëmjen e djeshme.
Burime për “BalkanWeb”, bëjnë me dije se 54-vjeçari po qëndronte në ballkonin e shtëpisë së tij, kur persona të paidentifikuar e kanë qëlluar me shumë se tre herë, ndërsa është transportuar fillimisht drejt spitalit të Gramshit ku i është dhënë ndihma e parë për t’u dërguar më pas në spitalin e Traumës në Tiranë.
Ndërkohë, mësohet se gjendja shëndetësore e kryeplakut të fshatit Gribe është shumë e rëndë.
Tajar Veliu është zgjedhur prej dy vitesh në pozicionin e Kryeplakut të Fshatit duke zëvendësuar bashkëfshatarin e tij, i cili para dy vitesh u dënua me dy vite burg si i implikuar në trafikun e drogës.