Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Koha e fjalëve mbaroi”, Balluku shpërthen ndaj kinezëve të TIA-s: Pehlivanë

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Importi i makinave të përdorura, Qeveria shtyn me 10 muaj afatin

Koncensionari kinez që ka marrë aeroportin Kombëtar të Rinasit, TIA reagoi menjëherë pas deklaratës së ministrit të Brendshëm, Sandër LLeshaj. Ata i cilësuan si të pasakta akuzat që ngiti ministri se operatorët e tyre nuk e sinjalizua në kohë policinë për të hyrë në veprim. Ndaj TIA-s ka reaguar edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.

Balluku thotë se koha e fjalëve mbaroi duke i quajtur pronarët e menaxherët e koncesionarit pehlivanë. Ajo thekson se kompania do të përballet me ligjin.

“Ne do ta përballim kompaninë deri në fund me përgjegjësitë e saj, jo vetëm për cenimin e vazhdueshëm të sigurisë, jo vetëm dëmet e për efektin negativ që ka krijuar mbi sistemin bankar, por edhe për prishjen e imazhit kombëtar kudo në botë. Ky imazh që na është dashur mund e përpjekje të shumta për ta përmirësuar, për të kthyer Shqipërinë në një destinacion turistik, përpjekje të cilat kanë sjellë edhe rritjen e vazhdueshme të numrit të turistëve e vizitorëve dhe si rrjedhojë rritjen e të ardhurave vjetore për aeroportin gjithashtu, nuk mund të goditet pa paguar deri në fund dëmin!”, shprehet ndër të tjera Balluku.

Deklarata e plotë e Ballukut:

Në situatën e rëndë që i është krijuar aviacionit civil shqiptar për shkak të ngjarjes së datës 9 prill, në situatën ku është cenuar siguria kombëtare dhe si rrjedhojë edhe ajo ndërkombëtare pasi aviacioni është një sektor pa kufij, reagimi i koncesionarit kinez tregon jo vetëm papërgjegjshmëri, po dhe mosperceptim të demit që ka shkaktuar për vendin.

Diskrecioni është element sigurie padyshim në aviacion, por jo ditën kur keqbërësit aksesojnë territorin e aeroportit të vetëm ndërkombëtar, pa asnjë pengesë apo mund për të depërtuar në pak sekonda deri tek shkallët e avionëve të mbushur me pasagjerë.

Që shteti shqiptar, që vetë shqiptarët të dëgjojnë sot thirrje për respektim të hetimeve nga koncesionari, i cili nuk respekton asnjë etike profesionale të fushës ku ka vendosur të lëvroj aktivitetin është jo vetëm fyese po edhe revoltuese për secilin prej nesh.

Që sot të na kujtohet nga kjo kompani – e cila u keqshërben shqiptarëve me çmimet më të kripura në Evropë, në sajë të një kontrate të vjetër abuzive koncesionare – se aeroporti është i të gjithë shqiptarëve, ndërkohë që vetëm unë si ministre marr çdo ditë mesazhe qytetarësh të pakënaqur për flamujt kinezë që valëviten sikur jemi në Pekin, ky është një kulm revoltues cinizmi!

Cilat masa sigurie ka përmbushur kompania kineze? Sa herë ka pasur thyerje të rrethimit të aeroportit? Sa herë ka dështuar siguria private që koncesionari ka kontraktuar për garantimin e sigurisë së aeroportit gjatë testeve të ushtruara nga AAC?

Por koha e fjalëve mbaroi!

Shteti shqiptar po vepron dhe siguria do të garantohet në perimetrin e jashtëm nga trupa të ushtrisë (siç ndodh në shumë aeroporte të Evropës e të botës) dhe forcat e policisë do të marrin nën kontroll hapësirën brenda rrethimit – pa pritur asnjë minutë më shumë që pronarët kinezë dhe menaxherët e tyre pehlivanë të mësojnë ligjet e Republikës së Shqipërisë.

Jo vetëm kaq!

Ne do ta përballim kompaninë deri në fund me përgjegjësitë e saj, jo vetëm për cenimin e vazhdueshëm të sigurisë, jo vetëm dëmet e për efektin negativ që ka krijuar mbi sistemin bankar, por edhe për prishjen e imazhit kombëtar kudo në botë. Ky imazh që na është dashur mund e përpjekje të shumta për ta përmirësuar, për të kthyer Shqipërinë në një destinacion turistik, përpjekje të cilat kanë sjellë edhe rritjen e vazhdueshme të numrit të turistëve e vizitorëve dhe si rrjedhojë rritjen e të ardhurave vjetore për aeroportin gjithashtu, nuk mund të goditet pa paguar deri në fund dëmin!

Do të kishte qenë në përmbushje të detyrimeve koncesionare, por dhe të kërkesave specifike të aneksit 17 të ICAO, që kompania të kishte investuar në rrethimin e territorit aeroportual, ashtu siç dhe i është kërkuar disa herë zyrtarisht nga organet mbikëqyrëse, por jo! Ajo ka preferuar të shtojë hapësirat për parkingje sepse ato gjenerojnë të ardhura për koncesionin dhe jo të investojë në përmbushje të kushteve të sigurisë së aeroportit.

Para një viti, një djalë që vinte për herë të parë nga Puka, arriti të gjendej në shkallet e avionit me një palë pinca në dorë, pasi rrethimi në pjesën me të madhe të tij ishte dhe është ende sot totalisht jashtë parametrave të sigurisë që diktohen në aviacion. Të gjitha kërkesat e ankesat e autoriteteve shqiptare kanë rënë në vesh të shurdhër!

Autoriteti ka evidentuar problematiken dhe e ka vënë në dijeni vijimësisht koncesionarin për të marrë masat e kërkuara, por jo! Koncesionari ka bërë ndonjë gjë pjesërisht dhe ka vazhduar të mbledhë fitimet pa u shqetësuar për detyrimet.

Ne kemi besuar tek dialogu e mirëkuptimi dhe nuk kemi dashur të krijojmë kosto të asnjë natyre me veprime ekstreme. Tani boll. Edhe deklarata e sotme e koncesionarit është një provë që koha ka mbaruar dhe limitet janë kapërcyer.

Tags: ballukufjalëvekinezëvekohambaroindajPehlivanëshperthenTIA-s

TË LIDHURA

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë
Aktualitet

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë

19:28 | 24/07/2025
16-vjeçari u mbyt në Lagunën e Patokut, polumbarë të RENEA-s dhe familjarë në kërkim të trupit të adoleshentit
Aktualitet

16-vjeçari u mbyt në Lagunën e Patokut, polumbarë të RENEA-s dhe familjarë në kërkim të trupit të adoleshentit

19:07 | 24/07/2025
Detaje nga krimi makabër në Fier/ Nëna pastroi trupin e bashkëshortit pasi e mbyti vajza me tel, shoqërohet nga policia
Aktualitet

Detaje nga krimi makabër në Fier/ Nëna pastroi trupin e bashkëshortit pasi e mbyti vajza me tel, shoqërohet nga policia

18:13 | 24/07/2025
Next Post
Balliu: Minjtë e haleve të Rilindjes do trajtohen siç e meritojnë

Balliu: Banorët dhunoheshin, miqtë e Ramës grabisnin miliona euro

E vrau policia apo bashkëpunëtorët?/Krimet e Rënda nuk lejojnë familjen të tërheqë trupin e Muratajt

“U qëllua nga 10-15 metra”, gazetarja zbardh dosjen: Murataj brutal, agresiv dhe ndikues...

‘Shkundet’ Vlora, shpërthim tritoli pranë një lokali

'Shkundet' Vlora, shpërthim tritoli pranë një lokali

JU REKOMANDOJMË

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

15:47 | 18/07/2025
Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025




TË FUNDIT

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë
Aktualitet

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë

by mirseda
19:28 | 24/07/2025
0

Është gjendur pas disa orë kërkimesh nga polumbarët e RENEA-s, trupi i pajetë i 16-vjeçarit që u...

16-vjeçari u mbyt në Lagunën e Patokut, polumbarë të RENEA-s dhe familjarë në kërkim të trupit të adoleshentit

16-vjeçari u mbyt në Lagunën e Patokut, polumbarë të RENEA-s dhe familjarë në kërkim të trupit të adoleshentit

19:07 | 24/07/2025
Detaje nga krimi makabër në Fier/ Nëna pastroi trupin e bashkëshortit pasi e mbyti vajza me tel, shoqërohet nga policia

Detaje nga krimi makabër në Fier/ Nëna pastroi trupin e bashkëshortit pasi e mbyti vajza me tel, shoqërohet nga policia

18:13 | 24/07/2025
Poliçan/ Zjarr në pyllin e fshatit Lybeshë, në ndihmë edhe zjarrfikësit e Beratit. Flakët vihen nën kontroll

Poliçan/ Zjarr në pyllin e fshatit Lybeshë, në ndihmë edhe zjarrfikësit e Beratit. Flakët vihen nën kontroll

18:00 | 24/07/2025
Vrau babanë e saj duke e mbytur me tel dhe e kallëzoi në polici si ngjarje aksidentale, arrestohet 26-vjeçarja

Vrau babanë e saj duke e mbytur me tel dhe e kallëzoi në polici si ngjarje aksidentale, arrestohet 26-vjeçarja

17:49 | 24/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com