Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Shteti merr ‘frerët’ në dorë, Xhaçka njofton ndërhyrjen urgjente në aeroport

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Grabitja në Rinas/ Dyshohet për një të vrarë. Autorët me rroba ushtarake, morën…

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka reaguar lidhur me ngjarjen e djeshme, ku u grabitën miliona euro brenda rrethimit të aeroportit në Rinas.

Në një deklaratë për shtyp, Xhaçka tha se Forcat e Armatosura kanë marrë në ruajtje sigurinë e aeroportit Kombëtar “Nënë Tereza”.

Ky njoftim vjen pas paralajmërimit të bërë nga ministri i Brendshëm Lleshaj, i cili tha se koncesionari dështoi në përmbushjen e përgjegjësisë për ruajtjen e rendit dhe se “autoritetet shtetërore shqiptare do të marrin masa ligjore të shpejta dhe të forta për të garantuar pa asnjë mëdyshje të gjitha parametrat dhe standardet e nevojshme të sigurisë në Aeroportin e Rinasit.”

Reagimi i ministres Xhaçka:

Ngjarja që ndodhi dje në aeroportin e Rinasit ishte sigurisht një ngjarje e rëndë. I bashkohem shqetësimit të qytetarëve dhe kolegëve, që diçka e tillë, nuk mund të ndodhë në një zonë të rëndësisë së veçantë.
Ajo që tashmë dihet nga analiza dhe hetimi është se, mekanizmat e sigurisë, që janë nën përgjegjësinë e kompanisë kineze koncensionare të aeroportit, kanë dështuar tërësisht.

Koncesionari ka dështuar të përmbushë përgjegjësitë e tij për garantimin e parametrave të sigurisë fizike dhe nuk ka zbatuar standardet e detyrueshme të sigurisë, që përcaktohen nga legjislacioni vendas dhe nga Organizata Botërore e Aviacionit Civil.

Kjo është një shkelje e papërgjegjshme dhe shume e rende e legjislacionit shqiptar, për të cilën, shpresoj dhe besoj që përgjegjësitë penale të jenë konkrete.
Kjo situatë kërkon një ndërhyrje urgjente, sepse ne nuk mund të lejojmë të cënohet as siguria e qytetarëve dhe as imazhi i vendit.

Për këtë arsye, në kushtet e një papërgjegjshmërie të përsëritur të koncesionarit për të respektuar detyrimet e tij ligjore për garantimin e sigurisë së aeroportit, kam urdhëruar që në perimetrin e sigurisë së aerportit “Nënë Tereza” të vendosen efektivë të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave tona të Armatosura.

Kjo është një praktikë, që zbatohet sot në thuajse çdo kryeqytet europian, ku njësi të Forcave të Armatosura vendosen në mbështetje të kolegëve të tyre të Policisë, me qëllim, garantimin e sigurisë së objekteve të rëndësisë së veçantë dhe mbi të gjitha, me qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve.

Po ashtu, duke qenë që në një distancë fare të shkurtër nga Aeroporti i Rinasit ndodhet e vendosur edhe Komanda Ajrore e Forcave të Armatosura, kam urdhëruar që edhe Policia Ushtarake të dislokohet në këtë komandë, duke ju bashkuar kështu Policisë së Shtetit për ta mbështetur atë në garantimin e sigurisë së aeroportit.

Dua t’i garantoj të gjithë qytetarët, që siguria e tyre është prioriteti ynë kryesor dhe askush nuk duhet të vërë në dyshim vendosmërinë tonë për të bërë gjithçka për ta garantuar atë.

TË LIDHURA

Komisioni i Disiplinës merr vendimet, gjoba për të gjithë
Shqipëria

Komisioni i Disiplinës merr vendimet, gjoba për të gjithë

20:20 | 16/12/2025
Presidenti i FFK takohet me Infantino në Doha, pjesëmarrës në Komitetin e FIFA-s
Shqipëria

Presidenti i FFK takohet me Infantino në Doha, pjesëmarrës në Komitetin e FIFA-s

19:53 | 16/12/2025
19-vjeçari përplas këmbësorin 62-vjeçar në Tapizë-Fushë Krujë, viktima ndërron jetë
Aktualitet

19-vjeçari përplas këmbësorin 62-vjeçar në Tapizë-Fushë Krujë, viktima ndërron jetë

19:32 | 16/12/2025
Next Post
Ish-ministri i Financave: Grabitja në Rinas do të ndikojë në ekonomi

Ish-ministri i Financave: Grabitja në Rinas do të ndikojë në ekonomi

Ngjarja në Rinas/ Meta: Cenim serioz i sigurisë kombëtare

Ngjarja në Rinas/ Meta: Cenim serioz i sigurisë kombëtare

Përballje brutale me shumë gjak dhe shenja në fytyrë, McGregor: Çfarë bishe! (Video)

Përballje brutale me shumë gjak dhe shenja në fytyrë, McGregor: Çfarë bishe! (Video)







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

Detaje të reja nga aksioni i SPAK, biznesmeni Gerond Meçe u mor peng për t’u tërhequr nga gara

11:13 | 16/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025




TË FUNDIT

Komisioni i Disiplinës merr vendimet, gjoba për të gjithë
Shqipëria

Komisioni i Disiplinës merr vendimet, gjoba për të gjithë

by mirseda
20:20 | 16/12/2025
0

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së ka marrë vendimet sa i takon ngjarjeve të fundit sportive...

Presidenti i FFK takohet me Infantino në Doha, pjesëmarrës në Komitetin e FIFA-s

Presidenti i FFK takohet me Infantino në Doha, pjesëmarrës në Komitetin e FIFA-s

19:53 | 16/12/2025
19-vjeçari përplas këmbësorin 62-vjeçar në Tapizë-Fushë Krujë, viktima ndërron jetë

19-vjeçari përplas këmbësorin 62-vjeçar në Tapizë-Fushë Krujë, viktima ndërron jetë

19:32 | 16/12/2025
SPAK kërkon arrestimin e zv.kyeministres Belinda Balluku, letër zyrtare Kuvendit: Hiqini imunitetin

SPAK kërkon arrestimin e zv.kyeministres Belinda Balluku, letër zyrtare Kuvendit: Hiqini imunitetin

19:15 | 16/12/2025
Aksident tragjik, rrëzohet avioni, 10 të vdekur, mes tyre edhe fëmijë

Aksident tragjik, rrëzohet avioni, 10 të vdekur, mes tyre edhe fëmijë

18:58 | 16/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com