Një 35-vjeçar i cili vuante nga depresioni, është hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në Korçë, dhe fatmirësisht shtetasi M.Prifti është gjallë.
Sipas policisë, i riu u hodh nga ballkoni i pallatit ku jetonte. Ai vuante nga depresioni dhe kurohej prej kohësh. Po të njëjtat burime shtojnë se Prifti ndodhet ne spitalin e Korçës, nën kujdesin e bluzave të bardha. Ky shtetas ka marrë plagë të ndryshme në trup, kryesisht në kokë.