Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Ndërkombëtarët alarmojnë Kryemadhin, ja lëvizjet në prapaskenë

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Dorëzimi i mandateve, ja çfarë shkruajnë deputetët e LSI-së

Lëvizjet e ndërkombëtarëve për të zëvendësuar PD-LSI në Parlament dhe mbyllja e reformës zgjedhore brenda majit, duket se ka alarmuar jashtë mase Lëvizjen Socialiste për Integrim. Gjatë protestës së të mërkurës dhe gjatë një interviste dy ditë më parë, Monika Kryemadhi ka sulmuar shumë ashpër ndërkombëtarët, e veçanërisht ambasadorin e OSBE në Tiranë, Bernard Borchardt. Por pse kanë nisur këto sulme? Çfarë e tremb kryetaren e LSI dhe bashkëshorten e Presidentit të Republikës? Në korridoret e politikës prej disa javësh flitet se djegia e mandateve dhe reforma zgjedhore mund të jetë një strategji, pas së cilës fshihen ndërkombëtarët, me qëllim zhdukjen e Lëvizjes Socialiste për Integrim nga skena politike. Fakti që kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi po i sulmon shumë fort ndërkombëtarët, shton bindjet se një gjë e tillë është e vërtetë. Po si do ta çojnë ndërkombëtarët përpara planin e tyre anti-LSI? Së pari Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Europian dhe OSBE kanë lobuar fort për të futur në Kuvendin e Shqipërisë deputetët të rinj nga lista pasardhëse, pasi PD dhe LSI. Pothuajse, të gjithë kandidatët janë kontaktuar nga ndërkombëtarët, teksa një meritë të veçantë në futjen e deputetëve të rinj në Parlament e ka ambasada e OSBE në Tiranë.

Reforma zgjedhore pa LSI

Së dyti, ndërkombëtarët kanë nisur lëvizjet, për mbylljen sa më shpejt të reformës zgjedhore. Drafti i kësaj reforme pritet që shumë shpejt të votohet në Parlament, pasi ka pëlqimin e Partisë Socialiste, ndërkohë që në të janë reflektuar edhe propozimet e OSBE/ODHIR. Por miratimi i kësaj reforme ka ngjallur panik tek LSI, pasi i jep goditjen finale partisë së Kryemadhit. Në draftin e hartuar nga PS në bashkëpunim me ndërkombëtarët, të drejtën për të pasur komisionerë e kanë vetëm dy partitë e mëdha, sikundër janë Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, duke i hequr të drejtën partisë së Kryemadhit për të pasur komisionerë. Ç’ka do të thotë se Lëvizja Socialiste për Integrim del më e humbura nga miratimi i Kodit të ri Zgjedhor, duke dalë jashtë politikës dhe humbur çdo akses.

Ndërkombëtarët indiferentë ndaj krizës politike

Një tjetër fakt që tregon se ndërkombëtarëve nuk iu intereson më opozita dhe sidomos LSI-ja, është indiferentizmi i tyre karshi krizës politike që ka kapluar prej disa muajsh Shqipërinë. Para dy vitesh, pak para se të mbaheshin zgjedhjet parlamentare të 2017, Basha doli në rrugë dhe kërkoi që të bëhej pjesë e qeverisë, në mënyrë që njerëzit e tij të mbronin votat. Kështu që, u desh ndërhyrja e ndërkombëtarëve, të cilët negociuan me opozitën dhe mazhorancën. Asokohe, kryeministri Edi Rama plotësoi të gjitha kërkesat e kreut të PD, Lulzim Basha dhe ky i fundit hyri në zgjedhje. Mirëpo, tani jemi në një situatat krejt të ndryshme nga ajo e dy viteve më parë. Kriza politike është e njëjta, por nuk kemi të njëjtën gatishmëri nga ana e ndërkombëtarëve për të zgjidhur krizën. Gjatë javëve të fundit shumë zyrtarët të lartë të BE dhe SHBA, kanë vizituar Shqipërinë, por pas takimeve janë shprehur se nuk pranojnë që të negociojnë për krizën. Pra, kjo lëvizje e ndërkombëtarëve, tregon qartë që ata nuk e duan më opozitën dhe se në interesin e tyre është krijimi i një opozite të re. Një gjë të tillë e dëshmoi dje edhe takimi që deputetja Rudina Hajdari zhvilloi me zyrtarin e DASH, Jonathan Moore.

Ja akuzat e Kryemadhit

Faktin se LSI po ndjen rrezikun, duke u zhdukur nga skena politike e konfirmojnë edhe sulmet e dy ditëve më parë të Kryemadhi në adresë të ndërkombëtarëve. “Ai (Bernard Borchardt) ka probleme këtu, duhet të jetë shumë i kujdesshëm se po t’i bëhet vetingu atij dhe ndonjë tjetri nuk dihet si del. Duhet të kenë kujdes ambasadorët kur flasin për shqiptarët se nuk janë Zot këtu”, deklaroi Kryemadhi. /gazeta SOT

 

Tags: KryemadhiMasatnderkombetaret

TË LIDHURA

Zv/kryeministrja përballë drejtësisë! Orët në vijim, vendimtare për fatin e Belinda Ballukut
Aktualitet

Zv/kryeministrja përballë drejtësisë! Orët në vijim, vendimtare për fatin e Belinda Ballukut

14:03 | 27/01/2026
Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës
Aktualitet

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës

13:37 | 27/01/2026
Braçe s’i ndal kritikat në Kuvend: Paratë për sportet nuk jepen sipas dëshirës së ministrave
Politikë

Braçe s’i ndal kritikat në Kuvend: Paratë për sportet nuk jepen sipas dëshirës së ministrave

13:21 | 27/01/2026
Next Post
Zbulohet vendi ku gratë luajnë bixhoz më shumë se burrat

Zbulohet vendi ku gratë luajnë bixhoz më shumë se burrat

Procedohet 28-vjeçari, organizonte lojëra fati në mënyrë të paligjshme

Procedohet 28-vjeçari, organizonte lojëra fati në mënyrë të paligjshme

Meta nuk është më imun ndaj shkarkimit, alarmohet LSI

Meta nuk është më imun ndaj shkarkimit, alarmohet LSI







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

Zv/kryeministrja përballë drejtësisë! Orët në vijim, vendimtare për fatin e Belinda Ballukut
Aktualitet

Zv/kryeministrja përballë drejtësisë! Orët në vijim, vendimtare për fatin e Belinda Ballukut

by mirseda
14:03 | 27/01/2026
0

Orët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për fatin e Belinda Ballukut. Të mërkurën në orën 12:00...

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës

13:37 | 27/01/2026
Braçe s’i ndal kritikat në Kuvend: Paratë për sportet nuk jepen sipas dëshirës së ministrave

Braçe s’i ndal kritikat në Kuvend: Paratë për sportet nuk jepen sipas dëshirës së ministrave

13:21 | 27/01/2026
Apeli i GJKKO-së konfiskon apartamentin e Bashkim Dedjas

Apeli i GJKKO-së konfiskon apartamentin e Bashkim Dedjas

12:59 | 27/01/2026
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut/ Protestë qytetare, nesër para Kryesisë së Kuvendit

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut/ Protestë qytetare, nesër para Kryesisë së Kuvendit

12:56 | 27/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com