Shkrihet grupi kriminal 61prej të cilëve ishin shqiptarë. Forcat policore belge, franceze dhe ato italiane kanë bërë të mundur realizimin e këtij operacioni. Në sajë të bashkëpunimit me forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhjetëra anëtar të këtij grupi janë vënë në pranga. Mediat e huaja bëjnë të ditur se grupi kriminal merrej me trafikun e lëndëve narkotike dhe trafikimin e qenieve njerëzore.
Sipas informacioneve veprimtaria e 61 shqiptarëve shtrihej në të gjithë Evropën. Në raportimet e fundit bëhet e ditur se mes të arrestuarve mund të jetë edhe “koka” drejtuese e grupit, identiteti i të cilët për arsye sigurie të hetimit ruhet në fshehtësi.