Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, e cilëson të papranueshme ftesën e kryeministrit Rama ndaj opozitës për reformën zgjedhore, për sa kohë sipas tij, është një parlament monist.
Për Manjanin, vendi ynë ka nevojë për një reformë të thellë të sistemit politik, ku sistemi zgjedhor është i pari që duhet ndryshuar. “Por në radhë të parë, vendit i duhet një parlament pluralist. Kjo është detyra numër një e politikës. Të tjerat vijnë pastaj”, shkruan ai më tej në Facebook.