Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Rudina Hajdari ka zgjedhur betejën e duhur, atë me sistemin!

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
“Rudina Hajdari u fut në PD për shkak të babait, tani duhet të tregojë vlerat e saj”

Nga Mero Baze/ Paranoja e marrëveshjes Rama- Berisha në vitin 2008 dhe krijimi i këtij sistemi zgjedhor, ku ne zgjedhim vetëm kryeministrin dhe ai gjithçka tjetër, është një nga paranojat e mëdha dhe burimi i gjithë teorive konspirative për ekzistencën e një pakti të heshtur për të ruajtur bipolarizmin në politikën shqiptare. Paranojën më të madhe rreth ekzistencës së këtij pakti e ka pasur LSI, e cila më 2009 hyri në një grevë urie pikërisht kundër këtij pakti. Ideja fikse se ai qe një pakt kundër saj, dominonte brenda LSI-së, por dhe në pjesën tjetër të shoqërisë, dhe kjo ishte arma më e fortë morale e LSI, në luftën ndaj dy partive të mëdha, derisa në zgjedhjet e 2009, hyri në vathën e pushtetit të Berishës.

Pas kësaj, LSI e braktisi këtë luftë, pasi kuptoi se ky sistem është i mire për dy partitë e mëdha, por ka vend dhe për një të tretë, që mund të mjelë herë njërën, e herë tjetrën, dhe të diktojë shumicën. Kështu që dhe LSI, u bë pjesë e këtij sistemi, bile mbrojtësja fanatike e tij, pas vitit 2013.

Të vetmit që tani janë të interesuar të ndryshojnë këtë sistem, janë partitë e tjera të vogla dhe opozita e re e PD-së, e futur në Kuvend.

Të gjithë ata që tentojnë të marrin joseriozisht betejën e Rudina Hajdarit në Kuvend, kundër monopolit PS-PD në politikën shqiptare, duhet të kuptojnë se në mënyrë paradoksale, shpresa për shembjen e këtij sistemi elektoral, është vetëm opozita e re në Kuvend.

Ata që janë aty si të nënvleftësuar dhe poshtëruar nga PD dhe LSI, për të mbushur listat, tashmë kanë vetëm një objektiv të qartë politik për t’u faktorizuar dhe mbetur dhe më tej në jetën politike, dhe ai është përdorimi i votës së tyre për ndryshimin e sistemit.

Nervozizmi i Edi Ramës pas diskutimit të Rudinës, lidhur me sistemin zgjedhor, buron nga fakti se ai e ka kuptuar se opozita e re, e vetmja pikë e besueshme ku mund ta shënjestrojë Edi Ramën, është ngritja e paranojës se ai është në një pakt të heshtur me Lulzim Bashën, për të mos ndryshuar sistemin.

Ky sistem nuk mund të ndryshohet më kurrë nga Rama e Basha, pasi ata më shumë se sa sistem zgjedhor, këtë sistem e kanë zgjedhje politike. Biles Basha akoma më keq, e ka të vetmen pasuri politike dhe mënyrë për të qenë i rëndësishëm në PD. Ndryshe nuk e lënë të hyjë as në oborr të SHQUP-it.

Rudina Hajdari ka kapur thelbin e fuqisë së saj politike në Kuvend dhe betejën më të rëndësishme që mund të bëjë dhe t’ia dalë si deputete, t’i heqë pushtetin që ka në duar Lulzim Bashës, duke shembur paktin e tij të heshtur me Edi Ramën, për mos ndryshimin e sistemit.

Të gjithë ata që i servilosen Lulzim Bashës dhe sulmojnë Rudinën, akoma më keq, ata që kanë blerë diploma tek “Kristali” dhe tentojnë të tallen me kolegjin e saj në Nju Jork, të cilët ngjasojnë me Lulzim Bashën, që ka master, por nuk ka bachelor, janë njerëz të poshtëruar, pasi ky sistem i detyron të kalojnë nga Kunati për të hyrë në politikë.

Beteja e Rudina Hajdarit kundër sistemit, është e vetmja betejë reale kundë  tij. Është reale, se ka të bëjë me të ardhmen e saj politike, pasi ajo nuk ka më ndërmend të kalojë nga arka e Kunatit, për t’u bërë deputete.

Është betejë e vërtetë, pasi ajo ka në dorë një mekanizëm votash që mund t’i imponohet shumicës së sotme për ta bërë këtë ndryshim, ose për t’u diskretituar.

Është betejë popullore, pasi është një betejë që e kërkon shumica e shoqërisë. Njeriu më i votuar sot në Shqipëri është ai që do udhëheqë realisht një betejë kundër këtij sistemi. Dhe Rudina Hajdari është në vendin e shanseve të duhura.

Mos prisni nga Rudina apo të tjerët, të bëjnë në Kuvend opozitën e shpifur të Sali Berishës, fjalimet erotike të Gridës dhe diarenë e Salianjit. Kësaj opozite parlamentare do t’i mjaftonte të hynte në histori, nëse ja del të gjunjëzojë shumicën, të ndryshojë sistemin, ose ta damkosë atë si bashkëpunëtore të Lulzim Bashës, për sistemin.

Në të dyja rastet, ata e kanë bërë historinë e tyre dhe kanë dalë nga ky Parlament me identitetin e tyre anti-sistem.

Pas sistemit komunist, sistemi i partitokracisë, është më i rëndësishmi që duhet përmbysur. Dhe Rudina Hajdari po tregon se është e qartë për këtë.

Tags: betejenduhurRudina Hajdarisisteminzgjedhur

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
Parashikimi i motit 5 prill/ Ulje temperaturash dhe reshje shiu

Parashikimi i motit 5 prill/ Ulje temperaturash dhe reshje shiu

Tension/ SHBA: Do transferojmë avionin F-35 të Turqisë në bazën e Arizonës

Tension/ SHBA: Do transferojmë avionin F-35 të Turqisë në bazën e Arizonës

Po shkëlqen në kampionatin gjerman, Lala rrëfen vështirësitë e Rashicës: E mbajta 1 vit në shtëpi…

Po shkëlqen në kampionatin gjerman, Lala rrëfen vështirësitë e Rashicës: E mbajta 1 vit në shtëpi...







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Akuzohet për korrupsion/ Arrestohet ish-zëvendëskryeministri i RMV, Artan Grubi
Rajoni

Akuzohet për korrupsion/ Arrestohet ish-zëvendëskryeministri i RMV, Artan Grubi

by mirseda
09:19 | 23/02/2026
0

Ish-zëvendëskryeministri maqedonas Artan Grubi është arrestuar më 23 shkurt në pikën kufitare Bllacë, pas më shumë se...

Mik i familjes për 18 vite! Shqiptari tenton të përdhunojë vajzën me aftësi të kufizuara në Greqi

Mik i familjes për 18 vite! Shqiptari tenton të përdhunojë vajzën me aftësi të kufizuara në Greqi

09:13 | 23/02/2026
Armë dhe drogë, dy të arrestuar në Vlorë

Armë dhe drogë, dy të arrestuar në Vlorë

08:52 | 23/02/2026
Natë t*rrori mbi Ukrainë/ 3 viktima nga dronët rusë, porti i Chornomorskut në flakë

Natë t*rrori mbi Ukrainë/ 3 viktima nga dronët rusë, porti i Chornomorskut në flakë

08:50 | 23/02/2026
BIRN: Rama po e kthen pezullimin e Ballukut në një “betejë personale” kundër gjyqësorit

BIRN: Rama po e kthen pezullimin e Ballukut në një “betejë personale” kundër gjyqësorit

08:48 | 23/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com