Analisti Dritan Hila, i ftuar në emisionin “KafeIN”, tha se zgjedhjet lokale do të mbahen pavarësisht zërave se ato do të shtyhen. Po kështu ai është i mendimit se ato do të jenë një test për PS-në “Unë mendoj se zgjedhje lokale do të ketë, por ato do të jenë një test për PS”, tha Hila.
Sipas analistit politik, dy gjëra nuk qëndrojnë në akuzat që mazhoranca i drejton opozitës pas largimit të saj nga parlamenti. “Nuk mendoj se lëvizja e PD është nën ndikimin rus dhe që z. Berisha e Meta kanë hallin e reformës në drejtësi, sikurse po dëgjojmë retorikën politike nga kampi socialist. Ata të dy i kanë shërbyer amerikanëve, dhe kanë garancitë e tyre se nuk do të preken”, tha Dritan Hila.
Referuar vlerësimit të figurave të liderëve të opozitës së vjetër, Basha dhe Kryemadhi, Hila vlerësoi figurën e kryetares së LSI. Sipas tij, Kryemadhi është lidere e bërë vetë, pa pasur nevojën e një shtyse apo suporti, ndryshe nga Basha që u fut në politikë e mbahet aty nga lideri i vjetër i opozitës, Sali Berisha.