Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Armando Izzo/ Nga jetesa e vështirë në rrugët e Napolit te thirrja në kombëtaren italiane

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha, W-Instant
Armando Izzo/ Nga jetesa e vështirë në rrugët e Napolit te thirrja në kombëtaren italiane

Mbrojtësi italian Armando Izzo bëri debutimin e tij në moshën 27-vjeçare me kombëtaren e Italisë. Një debutim ëndrrash për napolitanin i cili ka një histori shumë të dhimbshme të jetës së tij. Izzo është shembulli perfekt për tu ndjekur, pasi pavarësisht humbjes së madhe dhe varfërisë ekstreme me të cilën u përball, nuk hoqi dorë kurrë nga ëndrra e tij, të bëhej një futbollist profesionist.

“Ata kanë të drejtë, unë jam injorant. Nuk më vjen turp. Jam rritur në një varfëri të tejskajshme. Babai punonte nga 18 orë në ditë për të na garantuar një jetë normale. Pastaj sëmundja e leucemisë i shkatërroi jetën në dy muaj. Ishte 29 vjeç, mamaja ime 27 dhe unë pothuajse 10. Në prag të vdekjes ai afroi 3 vëllezërit e mi, të gjithë më të vegjël se mua. Unë qëndrova te dera duke u përpjekur të mos qaja.

Që nga larg më ngriti dorën dhe më tha: Bëhu kryefamiljari i shtëpisë përveç se të studiosh. Në fakt dhe lidhoret i kisha të gabuara. Megjithatë, pa pagën e babait ne ramë në varfëri. Për muaj me radhë ushqimi im ishte qumësht dhe bukë. Ne do të kishim përfunduar në duart e Kamorrës nëse dy mrekulli nuk do të kishin ndodhur. Nëna imë filloi punë si pastruese shtëpish dhe ata e paguanin 6 euro për orë dhe ajo kurrë nuk u ndal. Unë dija vetëm të luaja me topin. Në moshën 14-vjeçare shkova nga skuadra e Scampia te Napoli. Mami një ditë më tha: “Kam parë në ëndërr babin, kishte krahët e mëdhenj. Thoshte të rrinim të qetë dhe të bëhesha futbollist”.

Nuk ka qenë e lehtë. Në verë kam marrë pjesë në disa turne në lagje në të cilën fitoje disa të ardhura. Merrnin pjesë dhe lojtarë profesionist dhe kampion. Premtimi që i kisha bërë babait për t’u bërë futbollist më jepte forcë për të vazhduar përpara. Kam bërë tatuazh fytyrën e tij në njërin krah. Në moshën 16-vjeçare, Napoli më jepte 500 euro në muaj kjo dhe fal ndihmës së menaxherit tim Paolo Palermo. Më pas u bëra kapiteni i moshave te Napoli.

Në atë kohë trajner i skuadrës së parë ishte Mazzari i cili më grumbullon me skuadrën e parë dhe kur më shikon që unë vrapoj me atlete 3 numra më të mëdhenj, i jep para nga të tijat magazinierit dhe i thotë të më shoqëroj deri në qytet për të blerë një palë të reja dhe ato të preferuarat. Pjesa tjetër është punë dhe vetëm punë. Unë preferoj të jem injorant, por i ndershëm”.

Tags: Armando IzzoitalianeJetesakombëtarenNapolitrrugetthirrjavështirë

TË LIDHURA

Fund dramatik në Dinamo-Vllaznia, karton i kuq dhe gol në shtesë
Sport

Fund dramatik në Dinamo-Vllaznia, karton i kuq dhe gol në shtesë

20:34 | 08/04/2026
Realizoi gol në Kroaci, mesfushori shqiptar pjesë e formacionit të javës
Sport

Realizoi gol në Kroaci, mesfushori shqiptar pjesë e formacionit të javës

19:42 | 08/04/2026
Botërori 2027 për vajza/ Kombëtarja vijon stërvitjet në “Shtëpinë e Futbollit”
Sport

Botërori 2027 për vajza/ Kombëtarja vijon stërvitjet në “Shtëpinë e Futbollit”

19:36 | 08/04/2026
Next Post
Duhet një “stinë” e re, në marrëdhëniet mes Evropës dhe Rusisë

Duhet një “stinë” e re, në marrëdhëniet mes Evropës dhe Rusisë

Babai i Capital T është personalitet në Kosovë (foto)

Babai i Capital T është personalitet në Kosovë (foto)

“Nëse Hitleri do ta takonte natën Wanda Naran, do ta bënte në brekë” (Video)

"Nëse Hitleri do ta takonte natën Wanda Naran, do ta bënte në brekë" (Video)







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

21:19 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Të dënuar për vrasje në Shqipëri, arrestohen në Itali dy vëllezërit
Aktualitet

Të dënuar për vrasje në Shqipëri, arrestohen në Itali dy vëllezërit

by mirseda
15:47 | 09/04/2026
0

Policia e Shtetit ka njoftuar kapjen në Itali të dy vëllezërve të dënuar për vrasje, falë bashkëpunimit...

Bardhi përplaset me Ibrahimajn“Mbyll gojën, dil jep llogari për fondet që i ke dhënë burrit”

Bardhi përplaset me Ibrahimajn“Mbyll gojën, dil jep llogari për fondet që i ke dhënë burrit”

15:45 | 09/04/2026
Gjykata e Lartë rrëzon Ballukun, i ndalohet dalja jashtë vendit

Gjykata e Lartë rrëzon Ballukun, i ndalohet dalja jashtë vendit

15:40 | 09/04/2026
Zbulohet parcela me kanabis, arrestohen babë e bir në Shkodër

Zbulohet parcela me kanabis, arrestohen babë e bir në Shkodër

15:39 | 09/04/2026
Të dënuar për vrasje në Shqipëri, arrestohen në Itali dy vëllezërit

Të dënuar për vrasje në Shqipëri, arrestohen në Itali dy vëllezërit

15:37 | 09/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com