E hënë, 6 Dhjetor, 2021
9.5 C
Tirana

Armando Izzo/ Nga jetesa e vështirë në rrugët e Napolit te thirrja në kombëtaren italiane

Mbrojtësi italian Armando Izzo bëri debutimin e tij në moshën 27-vjeçare me kombëtaren e Italisë. Një debutim ëndrrash për napolitanin i cili ka një histori shumë të dhimbshme të jetës së tij. Izzo është shembulli perfekt për tu ndjekur, pasi pavarësisht humbjes së madhe dhe varfërisë ekstreme me të cilën u përball, nuk hoqi dorë kurrë nga ëndrra e tij, të bëhej një futbollist profesionist.

“Ata kanë të drejtë, unë jam injorant. Nuk më vjen turp. Jam rritur në një varfëri të tejskajshme. Babai punonte nga 18 orë në ditë për të na garantuar një jetë normale. Pastaj sëmundja e leucemisë i shkatërroi jetën në dy muaj. Ishte 29 vjeç, mamaja ime 27 dhe unë pothuajse 10. Në prag të vdekjes ai afroi 3 vëllezërit e mi, të gjithë më të vegjël se mua. Unë qëndrova te dera duke u përpjekur të mos qaja.

Që nga larg më ngriti dorën dhe më tha: Bëhu kryefamiljari i shtëpisë përveç se të studiosh. Në fakt dhe lidhoret i kisha të gabuara. Megjithatë, pa pagën e babait ne ramë në varfëri. Për muaj me radhë ushqimi im ishte qumësht dhe bukë. Ne do të kishim përfunduar në duart e Kamorrës nëse dy mrekulli nuk do të kishin ndodhur. Nëna imë filloi punë si pastruese shtëpish dhe ata e paguanin 6 euro për orë dhe ajo kurrë nuk u ndal. Unë dija vetëm të luaja me topin. Në moshën 14-vjeçare shkova nga skuadra e Scampia te Napoli. Mami një ditë më tha: “Kam parë në ëndërr babin, kishte krahët e mëdhenj. Thoshte të rrinim të qetë dhe të bëhesha futbollist”.

Nuk ka qenë e lehtë. Në verë kam marrë pjesë në disa turne në lagje në të cilën fitoje disa të ardhura. Merrnin pjesë dhe lojtarë profesionist dhe kampion. Premtimi që i kisha bërë babait për t’u bërë futbollist më jepte forcë për të vazhduar përpara. Kam bërë tatuazh fytyrën e tij në njërin krah. Në moshën 16-vjeçare, Napoli më jepte 500 euro në muaj kjo dhe fal ndihmës së menaxherit tim Paolo Palermo. Më pas u bëra kapiteni i moshave te Napoli.

Në atë kohë trajner i skuadrës së parë ishte Mazzari i cili më grumbullon me skuadrën e parë dhe kur më shikon që unë vrapoj me atlete 3 numra më të mëdhenj, i jep para nga të tijat magazinierit dhe i thotë të më shoqëroj deri në qytet për të blerë një palë të reja dhe ato të preferuarat. Pjesa tjetër është punë dhe vetëm punë. Unë preferoj të jem injorant, por i ndershëm”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

S’ka më sekrete/ Ja kur do të mbahet Festivali i 60-të i Këngës në RTSH

Edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të përfcillet LIVE për publikun shqiptar në mbrëmjet e 27,28 dhe 29...

Ekzekutimi i ish-deputetit, bashkëshortja nxjerr emrat dhe ndryshon dëshminë

Natalina Ujka, bashkëshortja e biznesmenit shkodran Pashko Ujka, ka treguar për grupin hetimor se personat me të cilët bashkëshorti i saj ka pasur konflikte...

Misteret e pazgjidhura të Luftës së Dytë Botërore

Ne të gjithë i duam misteret, dhe Lufta e Dytë Botërore siguroi shumë të tilla. Shkalla e madhe e luftimeve dhe e taktikave të tokës së djegur, solli...

Ish-banori i “Big Brother”: Donaldi nuk është fitues, mes çiftit s’ka dashuri

Ish-banori i “Big Brother”, Adi Pojana, teksa ishte i ftuar në studion e “Shqipëria Live”, ka komentuar lidhjen e shumëpërfolur mes Donaldit dhe Beatrix. Për...

“Shkelje financiare”, arrestohet presidenti i klubit italian

Presidenti i një prej klubeve të Serisë A është vënë në pranga, për shkelje financiare mes të cilave edhe deklarimin e falimentit të kompanive...