Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur sot nga opozita e bashkuar, e cila zgjati për 3 orë me radhë.
Ka qenë pikërisht momenti i lyerjes me bojë të godinës së Ministrisë së Brendshme nga një protestues, ai që kryeministri ka zgjedhur të publikojë në Instastory.
Sigurisht, nuk ka munguar as ironia e Ramës, i cili shkruan se ky produkt i ri për nxirjen e Shqipërisë është tashmë gati për eksport.
“Gati për eksport nëpër botë produkti më i ri për nxirjen e Shqipërisë”, shkruan kryeministri në videon e postuar, të cilën e shoqëron me një emoji kundërshtues të këtij akti.