Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

“Vodhën shtëpinë e Benzema”, drejtori i Kulturës nxjerr blof Berishën: E kam ëndërr që…

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Berisha shpërthen ndaj Dritan Dajtit, qytetarët e bëjnë për ‘ujë të ftohtë’

Ish-Kryeministri Sali Berisha publikoi dje një denoncim, ku pretendohet se dy drejtorë të Bashkisë së Kurbinit ndodhen të arrestuar në Spanjë me akuzën e vjedhjes.

Madje, në denoncimin e Berishës thuhet se bëhet fjalë për vjedhjen e shtëpisë së sulmuesit të Real Madrid, Karim Benzema.

Denoncimi bën fjalë për drejtori e Ujësjellës Kanalizimeve në Kurbin, Alfred Prodani, dhe përgjegjësin e Pallatit të Kulturës, Dritan Paja. Në mesazhin që një qytetar nga Laçi i ka dërguar Berishës, thuhet se Prodani dhe Paja nuk janë në krye të detyrës, pasi ndodhen të arrestuar në Spanjë.

“Një pyetje nga qytetari i Laçit për Edvinin: Ku janë dy narkodrejtorë që janë zhdukur?!”, shkruan Berisha, duke vijuar me publikimin e denoncimit: Përshëndetje z. Berisha, jam një qytetar nga Laçi. Ma pyet pak Kryeministrin ku ndodhen dy drejtorët, njëri prej të cilëve i Ujësjellësit, apo janë në burg në Spanjë, ku akuzohen për vjedhjen e shtëpisë së futbollistit të Real Madridit, Benzema. Qyteti i Laçit është pa dy drejtorë”.

Më 27 shkurt, gjatë kohës që po luhej derbi mes Real Madrid dhe Barcelonës, banesa e Benzemasë ra pre e një grabitjeje. Mediat spanjolle lidhur me ngjarjen nuk kanë publikuar detaje, por dyshohet se në këtë ngjarje janë të përfshirë shtetas nga Shqipëria.

Në përpjekje për të kontaktuar me përgjegjësin e Ujësjellësit në Kurbin, Alfred Prodani, numri i tij i telefonit rezulton i fikur. Burime bëjnë të ditur se 37- vjeçari nga Laçi ndodhet në Spanjë, por nuk dihet nëse është person i ndaluar nga Policia.

Ndërsa Dritan Paja, përgjegjës i Pallatit të Kulturës në Kurbin, nuk dëshiron aspak të reagojë, pavarësisht akuzës së ngritur prej tij. 45-vjeçari rrëzon të gjithë atë që është publikuar në faqen e ish-Kryeministrit, vetëm me faktin se nuk ka qenë asnjë herë në Spanjë.

“E kam ëndërr që të shkoj në Barcelonë, nuk kam qenë kurrë në Spanjë. S’dua të merrem aspak me ëndrrat që ka parë qytetari dixhital e aq më pak me ish-Kryeministri. Fakti që nuk kam qenë kurrë në Spanjë mund të vërtetohet fare lehtë nga sistemi TIM-s. Kam 8 vite në këtë pozicion pune që jam dhe jam përpjekur që të jap më të mirën për kulturën dhe artin në zonën tonë”, thotë Paja, duke shtuar se e gjitha i duket si një sulm politik.

Fillimisht, në mesazhin e Berishës thuhej se bëhej fjalë për drejtorin e Ujësjellësit dhe drejtorin e Kulturës. Por disa orë pas postimit në “Facebook”, ish-Kryeministri e ka ndryshuar postimin, duke mos dhënë një përcaktim për drejtorin e dytë dhe duke mbetur akuza vetëm për kreun e Ujësjellës-Kanalizimeve në Bashkinë Kurbin, që drejtohet nga Pashk Ndokaj, përfaqësues i Partisë Socialiste. /Panorama

Tags: BenzemaBerishënblofdrejtoriëndërrkulturësnxjerrshtepinevodhen

TË LIDHURA

Tensione para Kryeministrisë! Protestuesit hedhin molotovë dhe fishekzjarre drejt godinës
Politikë

Tensione para Kryeministrisë! Protestuesit hedhin molotovë dhe fishekzjarre drejt godinës

19:00 | 10/02/2026
Berisha: Shqipëria në krizë më të rëndë se diktatura
Politikë

Berisha: Shqipëria në krizë më të rëndë se diktatura

18:42 | 10/02/2026
Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji i bashkohet protestës së opozitës para Kryeministrisë
Politikë

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji i bashkohet protestës së opozitës para Kryeministrisë

18:21 | 10/02/2026
Next Post
Zgjedhjet lokale, Bushati: Shkodra terren i vështirë për PS

Zgjedhjet lokale, Bushati: Shkodra terren i vështirë për PS

Vjollca Arapi: Nëse do ishte në burg kur vrau babën, tani burri im do ishte gjallë

Vjollca Arapi: Nëse do ishte në burg kur vrau babën, tani burri im do ishte gjallë

Vrasja e menaxherit të VIP-ave, Artan Hoxha jep detaje (Video)

Vrasja e menaxherit të VIP-ave, Artan Hoxha jep detaje (Video)







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Tensione para Kryeministrisë! Protestuesit hedhin molotovë dhe fishekzjarre drejt godinës
Politikë

Tensione para Kryeministrisë! Protestuesit hedhin molotovë dhe fishekzjarre drejt godinës

by mirseda
19:00 | 10/02/2026
0

Protesta kombëtare e PD u përmbyll sërish me tensione para Kryeministrisë. Fjala e kreut të PD-së, Sali...

Berisha: Shqipëria në krizë më të rëndë se diktatura

Berisha: Shqipëria në krizë më të rëndë se diktatura

18:42 | 10/02/2026
Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji i bashkohet protestës së opozitës para Kryeministrisë

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji i bashkohet protestës së opozitës para Kryeministrisë

18:21 | 10/02/2026
Protesta e opozitës/ Gjekmarkaj: Jemi këtu për të mbrojtur shtetin ligjor

Protesta e opozitës/ Gjekmarkaj: Jemi këtu për të mbrojtur shtetin ligjor

17:59 | 10/02/2026
Berisha lë selinë e PD i shoqëruar nga simpatizantët, i drejtohet sheshit të protestës

Berisha lë selinë e PD i shoqëruar nga simpatizantët, i drejtohet sheshit të protestës

17:43 | 10/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com