Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Zbardhet vendimi për Dritan Dajtin. 269 faqet që i hoqën dënimin e përjetshëm

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Zbardhet vendimi për Dritan Dajtin. 269 faqet që i hoqën dënimin e përjetshëm

Zbardhet vendimi i Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, që i hoqi burgimin përjetë Dritan Dajtit. Top Channel mësoi ekskluzivisht se në afatet e fundit kohore, gjyqtarët dorëzuan 269 faqet me argumentet e tyre që sollën ndryshimin e dënimit të 47-vjeçarit, për vrasjen e 4 efektivëve të policisë 10 vite më parë. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka shfletuar argumentet e pesëshes së gjyqtarëve.

Pesë gjyqtarët e deleguar për çështjen “Dajti” zbardhën dhe dorëzuan vendimin në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda pikërisht në momentin e fundit kur edhe skadonte afati 30-ditor për dorëzimin e tij.

Gjyqtarët argumentojnë vendimin se përse ata aplikuan gjykimin e shkurtuar, duke sjellë në këtë mënyrë zbritjen e burgimit të përjetshëm për Dritan Dajtin dhe dënimin e tij me 25 vite burgim, për akuzën e vrasjes së 4 oficerëve të Policisë së Shtetit.

Si argument kryesor sillet jurisprudenca e Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese, e madje edhe Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, që e parasjell ritin e gjykimit të shkurtuar si një e drejtë për të pandehurit.

Me këtë argument, gjyqtarët e Apelit thonë se duhet rrëzuar vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila kishte kundërshtuar kërkesën e Dritan Dajtit për gjykim të shkurtuar. Gjykatësit thonë se Dritan Dajti duhet ta vuajë dënimin me 25 vite burgim në një burg të sigurisë së lartë.

Nga ana tjetër, gjyqtarët në vendimin prej 269 faqesh rrëzojnë pretendimin e Dritan Dajtit se ai ishte qëlluar gjatë aksionit nga efektivë policie, të cilët ai nuk i kishte identifikuar. Kjo kërkesë është e pabazuar, shprehen gjyqtarët, pasi i ndjeri Fatos Xhani ka thirrur “Ndal policia” dhe kjo vërtetohet nga dëshmitë.

Por, gjykata evidenton si problematike përfshirjen në këtë operacion të njësisë speciale, që nuk kishte në fokus arrestimin e personave të rrezikshëm. Nuk u arrit të qartësohet – thuhet më tej, – se përse përgjimi dhe vëzhgimi u transformuan në pak çaste në një aksion për kapjen e Dritan Dajtit. Madje, gjykata vendos në pikëpyetje edhe dëshminë e policëve të mbijetuar që kanë dëshmuar se ishin instruktuar përpara se të niseshin në operacion, pasi sipas gjykatës, ndryshimi i beftë i aksionit i ka gjetur ata të papërgatitur.

Përdorimi i një armë të paidentifikuar në aksion, – thuhet më tej, – e bëri të pamundur faktin se kush e ka përdorur këtë armë, me të cilën u plagos Dritan Dajti. Punonjësit e policisë nuk kanë respektuar rregullat e sigurisë minimale, – thotë gjykata, – për të mbrojtur jetën e tyre gjatë këtij operacioni. Por, kjo gjë nuk e legjitimonte Dritan Dajtin të qëllonte drejt tyre, shpjegohet më tej.

E në këtë pikë, Gjykata e Apelit, duke aplikuar gjykimin e shkurtuar, lë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë duke shpallur fajtor Dritan Dajtin për vrasjen e Kastriot Feskajt, Fatos Xhanit, Altin Dizdarit dhe Sajmir Duçkollarit. Dritan Dajti shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Apelit për vrasjen e Ledion Marës, i cili sipas gjyqtarëve të Apelit u gjend në vatrën e shkëmbimit të zjarrit dhe është qëlluar nga një person tjetër, e jo nga Dritan Dajti.

Tashmë Prokuroria e Krimeve të Rënda ka 15 ditë kohë për të dorëzuar rekursin në Gjykatën e Lartë. /Top Channel

Tags: Dritan DajtiGjykatavendimi

TË LIDHURA

Kapet 6 kg heroinë në Kapshticë, dyshime për përfshirje policësh
Aktualitet

Kapet 6 kg heroinë në Kapshticë, dyshime për përfshirje policësh

13:01 | 07/06/2025
I kërkuar për vjedhje në objekte kulti, ndalohet 21-vjeçari
Aktualitet

I kërkuar për vjedhje në objekte kulti, ndalohet 21-vjeçari

12:56 | 07/06/2025
Zbulohet parcela me rreth 2 mijë rrënjë kanabis në Mallakastër, 2 në pranga
Aktualitet

Zbulohet parcela me rreth 2 mijë rrënjë kanabis në Mallakastër, 2 në pranga

12:16 | 07/06/2025
Next Post
E plotë/Rudina Hajdari: Nuk e djeg mandatin, respektoj Kushtetutën

E plotë/Rudina Hajdari: Nuk e djeg mandatin, respektoj Kushtetutën

“Fiks Fare”/Oficeri fshin përgjimet për të mbrojtur prokurorin, i doli emri për ryshfet

“Fiks Fare”/Oficeri fshin përgjimet për të mbrojtur prokurorin, i doli emri për ryshfet

PD: Azem Hajdari do mbetet simbol i demokratëve, e bija s’ka më vend tek ne!

PD: Azem Hajdari do mbetet simbol i demokratëve, e bija s’ka më vend tek ne!

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Kapet 6 kg heroinë në Kapshticë, dyshime për përfshirje policësh
Aktualitet

Kapet 6 kg heroinë në Kapshticë, dyshime për përfshirje policësh

by mirseda
13:01 | 07/06/2025
0

AMP, në bashkëpunim me pikën kufitare të Kapshticës, po kryejnë kontrolle të përbashkëta mbi analizën e riskut....

I kërkuar për vjedhje në objekte kulti, ndalohet 21-vjeçari

I kërkuar për vjedhje në objekte kulti, ndalohet 21-vjeçari

12:56 | 07/06/2025
Zbulohet parcela me rreth 2 mijë rrënjë kanabis në Mallakastër, 2 në pranga

Zbulohet parcela me rreth 2 mijë rrënjë kanabis në Mallakastër, 2 në pranga

12:16 | 07/06/2025
Gruaja merr fëmijët dhe largohet, në kërkim nga policia

Gruaja merr fëmijët dhe largohet, në kërkim nga policia

12:11 | 07/06/2025
Përfshihet nga zjarri “Benzi” në bypassin e Vlorës, ja dyshimet e para

Përfshihet nga zjarri “Benzi” në bypassin e Vlorës, ja dyshimet e para

12:04 | 07/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com