Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Pr.ligji/ Mjekëve dhe infermierëve u hiqet e drejta e dypunësimit

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Pr.ligji/ Mjekëve dhe infermierëve u hiqet e drejta e dypunësimit

Ndërsa numri i mjekëve dhe infermierëve në Shqipëri po pëson tkurrje, nga emigrimi kryesisht në Europë (Gjermani) ku ka pozicione pune joshëse, një ndryshim i ri ligjor po i ‘shtrëngon lakun’ kësaj kategorie. Sipas ndryshimeve në ligjin nr.10107,  datë  30.3.2009, “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, mjekëve që ushtrojnë profesionin e tyre në institucione publike ose jopublike shëndetësore, nuk do tu lejohet më dypunësimi.

Në relacion shpjegohet se ‘Nga urdhrat profesionistë  është  ngritur  shpeshherë  shqetësimi  që  persona  të  ndryshëm  kanë  më  shumë  se  një  profesion  në  fushën  e  shëndetësisë,  duke  e  bërë  kështu  fiktiv  ushtrimin  e  dy  ose  më  shumë  profesioneve.  Për  këtë  arsye  është  propozuar si alternativë pezullimi i njërit prej profesioneve gjatë kohës që je duke ushtruar një profesion të caktuar’.

Një tjetër ndryshim përcakton edhe certifikimet e trupave shëndetësore, si dhe parashikon sanksione specifike për drejtuesit e institucioneve shëndetësore publike,  në  rast  se  profesionistët  e  punësuar  në  to  nuk  përmbushin kërkesat  e programit të certifikimit.

Ja ndryshimet ligjore si më poshtë:

Neni 16 përcakton ndryshimin e nenit 31, si më poshtë vijon:

1.Profesionistët e shëndetësisë ushtrojnë profesionin e tyre në të gjitha strukturat shëndetësore ku ofrohet kujdes shëndetësor, publik ose jopublik, sipas standardeve profesionale dhe etike të shërbimit të kujdesit shëndetësor, të miratuara me urdhër të ministrit përgjegjës për shëndetësinë.

2.Profesionistët e shëndetësisë, të cilët kanë përfituar më shumë se një profesion në fushën e shëndetësisë, nuk mund t’i ushtrojnë njëkohësisht këto profesione. Këta profesionistë deklarojnë profesionin që duan të zgjedhin pranë urdhrave profesionistë përkatës, duke pezulluar në këtë mënyrë të drejtën e ushtrimit të profesionit/profesioneve të tjera.

Neni 17, parashikon shtimin e një neni 31/1, lidhur me pranimet në institucionet e kujdesit shëndetësor publik të profesionistit shëndetësor si më poshtë vijon :
1.Profesionistët e shëndetësisë pranohen në institucionet e kujdesit shëndetësor publik bazuar në parimet e meritës, të konkurrimit të hapur dhe të trasparencës.
2.Profesionistët e shëndetësisë pranohen në institucionet e kujdesit shëndetësor publik bazuar në kriteret dhe procedat e konkurrimit, të përcaktuara me urdhër të ministrit përgjegjës për shëndetësinë.
3.Profesionistët e shëndetësisë, anëtarë të Urdhrit të Infermierit, të cilët e ushtrojnë profesionin e tyre në institucionet e kujdesit shëndetësor publik,emërohen sipas renditjes në portalin “Infermier për Shqipërinë”. Procedurat e rekrutimit dhe të emërimit nëpërmjet portalit “Infermier për Shqipërinë”, përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për shëndetësinë dhe kryhen nga institucioni përgjegjës për këtë qëllim.

4.Drejtuesit e institucioneve të kujdesit shëndetësor publik emërohen nga ministri përgjegjës për shëndetësinë, sipas procedurës së përcaktuar me urdhër të ministrit përgjegjës për shëndetësinë. Drejtuesi i emëruar i institucionit të kujdesit shëndetësor është i detyruar të kryejë trajnimin e detyrueshëm për drejtim dhe administrim të institucionit të kujdesit shëndetësor nga institucioni përkatës, i ngarkuar për këtë qëllim nga ministri përgjegjës për shëndetësinë.

Neni 18, përcakton ndryshimin e nenit 33, Edukimi i vazhdueshëm profesional, si më poshtë vijon:
1.Ministria përgjegjëse për shëndetësinë krijon program të detyrueshëm për edukimin e vazhdueshëm profesional, i quajtur “Programi i Certifikimit për Profesionistët e Shëndetësisë”. Profesionistët duhet të mbledhin një numër të caktuar kreditesh të edukimit të vazhdueshëm profesional, sipas procedurave dhe kritereve të miratuara nga Këshilli i Ministrave. Certifikimi është procesi që profesionisti i shëndetësisë përfundon me përmbushjen e kritereve të programit të certifikimit, i cili përputhet me afatet kohore të licencimit.
2.Profesionistët e kujdesit shëndetësor janë të detyruar që t’i nënshtrohen edukimit të vazhdueshëm, për të përditësuar njohuritë dhe aftësitë e tyre, në mënyrë që të përmirësojnë cilësinë e kujdesit shëndetësor.
3.Profesionistit të shëndetësisë, që nuk përmbush kriteret e programit të certifikimit, i pezullohet/ndërpritet kontrata me institucionin shëndetësor dhe nuk i rinovohet leja e ushtrimit të profesionit nga urdhri profesional përkatës. Rifitimi i lejes së ushtrimit të profesionit bëhet vetëm pasi profesionisti i nënshtrohet provimit të certifikimit.
4.Provimi i certifikimit zhvillohet nga komisionet e provimit të certifikimit, të ngritura pranë fakulteteve përkatëse të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë. Rregullorja për organizimin e provimit të certifikimit miratohet nga Bordi i Edukimit të Vazhdueshëm. Tarifat e provimit të certifikimit janë të njëjta me ato të provimit të shtetit dhe të ardhurat nga provimet e certifikimit u kalojnë fakulteteve përkatëse të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.

5.Institucionet e kujdesit shëndetësor duhet të lehtësojnë edukimin e vazhdueshëm të profesionistëve të tyre. Ato janë të detyruara të hartojnë dhe të zbatojnë programe të akredituara të edukimit të vazhdueshëm për profesionistët e tyre.

6.Në rast se profesionistët e punësuar në institucionet publike të kujdesit shëndetësor nuk përmbushin kërkesat e programit të certifikimit, për drejtuesit e tyre merren masa disiplinore deri në lirim nga detyra./Monitor

 

Tags: dypunesimiinfermireremjekë

TË LIDHURA

Bonus-malus solli rënie të lehtë të çmimit mesatar të sigurimit TPL të automjeteve
Ekonomi

Bonus-malus solli rënie të lehtë të çmimit mesatar të sigurimit TPL të automjeteve

09:04 | 19/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë
Aktualitet

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
Opozita në Gjermani: Shqipëria të tregojë seriozitet në reformat
Politikë

Opozita në Gjermani: Shqipëria të tregojë seriozitet në reformat

19:54 | 18/03/2026
Next Post
Tare si Saimir Pirgu: Opozita ti qajë hallet në Parlament!

Tare si Saimir Pirgu: Opozita ti qajë hallet në Parlament!

Arbana Osmani braktis “Top Channel” pas 15 viteve

Arbana Osmani braktis “Top Channel” pas 15 viteve

“Veliaj, kandidati më i padiskutueshëm i PS për Tiranën”. Kush janë rivalët?

“Veliaj, kandidati më i padiskutueshëm i PS për Tiranën”. Kush janë rivalët?







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Heqja e masave, ja sa është shuma që merr Kosova për asistencë financiare
Kosovo

Heqja e masave, ja sa është shuma që merr Kosova për asistencë financiare

by mirseda
09:16 | 19/03/2026
0

Komisioni Evropian ditë më parë ka konfirmuar se janë hequr të gjitha masat financiare ndaj Kosovës. Një...

Bonus-malus solli rënie të lehtë të çmimit mesatar të sigurimit TPL të automjeteve

Bonus-malus solli rënie të lehtë të çmimit mesatar të sigurimit TPL të automjeteve

09:04 | 19/03/2026
Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët

Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët

09:00 | 19/03/2026
Rritja e çmimeve të naftës është jashtë kontrollit, Brent ka tejkaluar 110 dollarë për fuçi

Rritja e çmimeve të naftës është jashtë kontrollit, Brent ka tejkaluar 110 dollarë për fuçi

08:54 | 19/03/2026
Samiti arab, apel i përbashkët drejtuar Iranit për të ndaluar sulmet

Samiti arab, apel i përbashkët drejtuar Iranit për të ndaluar sulmet

08:53 | 19/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com