Eurodeputeti i PE-së Knut Fleckenstein ka replikuar me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin pas takimit që zhvilloi në Tiranë me opozitën pas djegieve të mandateve. E ftuar sot në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në News 24, Kryemadhi ka treguar prapaskenat e takimit dhe çfarë i ka thënë ajo eurodeputetit Knut Fleckenstein që të deklaronte se “Kryemadhi nuk e do integrimin”.
Sipas saj, zoti Fleckenstein është shqetësuar shumë kur ka dëgjuar për dosjen 339, madje shton se është larguar për 25 minuta nga takimi.
Nuk është problem i madh që u zhgënjye Fleckenstein se atë ka kush nuk e zhgënjen, rëndësi ka për mua të mos zhgënjehen shqiptarët. Ky zotëria e ka integruar Shqipërinë një vit më parë, i ka hapur negociatat një vit më parë, tani më thoni mua kush gënjen. Hapeni twitter-in e tj dhe lexoni: Urime Shqipëria në BE”,- tha Kryemadhi.
Ajo thotë se fjalët e tij, “As nuk më intimidojnë as nuk më kërcënojnë dot, jo vetëm mua por çdo shqiptar, edhe pse jemi të vegjël e të varfër integritetin dhe dinjitetin nuk na e marrin dot nëpër këmbë”.
“Meqë qenka shqetësuar shumë, po ju them çfarë i kam thënë unë zotit Knut. Në momentin që zoti Basha përmendi dosjen 339, se askush prej tyre nuk e dinte, na flisnin për marrëveshjen e Zhan Monesë. Sapo u përmend dosja ai u largua nga takimi për 25 minuta. Zoti Knut u shfaq shumë i shqetësuar të dëgjonte dosjen 339. Vetëm Ramën dhe Dakon kam parë aq të shqetësuar nëse ai ka ndonjë problem të shikojmë çdo na dëgjojnë veshët se janë edhe 600 disqe të tjera, siç thuhet.
Ju e dini ndikimin e grupeve shqiptare të drogës, kanë përmbytur Londrën, Spanjën, ju bëni si të doni ne kemi vendosur ta destabilizojmë krimin për të mbrojtur fëmijët tanë dhe nuk kthehemi më pas. Nëse në Gjermani zonja Merkel do ishte kapur me ndonjë kriminel duke blerë vota, çdo të ndodhte? Minimalja do niste investigim, këtu ka dy vjet, jo vetëm që nuk hetohet por dosja po tentohet të asgjësohet. Ju kujtoj rastin e një deputeti slloven që ha dorëheqjen se nuk pagoi një sanduiç, ndërsa sot koka e krimit të organizuar këtu në Shqiqëri është Edi Rama. I thashë këto, atij i dhëmbi shumë”,- vijoi Kryemadhi.
Ajo u shpreh se faktori ndërkombëtar është një element perfierik në Shqipëri. Kryemadhi nuk kurseu as shefin e qeverisë, të cilin e quajti si “kokën e krimit të organizuar”.
“Ne kërkojmë standarde dhe vlera për të cilin ju na flisni dhe keni në vendin tuaj. Koka e krimit të organizuar është Edi Rama. Kjo i dhembte shumë Fleckenstienit.
Asnjëri nga ne nuk është prokuror e gjykatës. Thash e theme ka sa të duash. Unë kam informacion, por nuk i faktoi dot sot, por di që ka nisur një investigimi për një euro deputet që është i përfshirë në koncesione me shishe plastike.
OSEB Ka dhjetë vite që bën pazare me qeverinë shqiptare për të shtyrë misionin e saj në Shqipëri. Ata flasin për të drejtat e homoseksualëve jo më për zgjedhjet. Nuk duhet të merremi më me ta. Sa më shumë rrëmujë të ketë në Shqipëri aq më të larta i kanë rrogat ata. Ndërkombëtarët janë një element periferik në Shqipëri”, tha Kryemdhi. /BalkanWeb