Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

“Ju jeni turpi vetë”, deputeti i PD, letër qytetarëve: Na kërkoni falje dhe mos dëgjoni Ambasadat

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
“Ju jeni turpi vetë”, deputeti i PD, letër qytetarëve: Na kërkoni falje dhe mos dëgjoni Ambasadat

Opozita e bashkuar ka djegur mandatet e deputetëve dhe iu është bashkuar qytetarëve në sheshe për të protestuar kundër qeverisë Rama. Këtë të fundit ata e akuzojnë se është e lidhur me krimin dhe komandohet nga ata, po ashtu edhe për shit-blerje votash në zgjedhjet e 2017-ës.

Gent Strazimiri ka shkruar një letër për ata që nuk iu janë bashkuar protestës, duke iu thënë se duhet t’ju vijë turp.

Letra e Strazimirit

Kur s’njeh turpin!

Ti, që “të vjen turp” nga Shqipëria që proteston për demokraci përballë parlamentit të rrethuar me tela me gjemba, duhet të ishe turpëruar ditën kur more vesh që vullneti i Shqipërisë ishte përdhunuar nga “gjushët” , “gjiknurët” e “niçet” në orgjira sado-mazo me regji të “Rilindjes” …

Ti, që “të vjen turp” nga Shqipëria që i qëndron përballë gazit helmues dhe nuk dorëzohet, duhet të ishe turpëruar ditën kur parlamenti i “gjushëve” u vetë-rrethua me tela me gjemba e policë nga frika e popullit.

Ti, që sot “turpërohesh” nga mungesa e dialogut midis Shqipërisë që nuk dorëzohet dhe “gjush-qeverisë” , duhet të ishe turpëruar ditën kur more vesh që “gjush-qeveria” dialogonte me sukses me krimin e organizuar, trafikantët e drogës e vrasësit për të fituar “tepsinë” !

Ti që të “turpëron” fakti i trishtë që në parlament nuk ka më debat intelektual alternativash, duhet të ishe turpëruar ditën kur more vesh që 19 “rilindas” nga 64 gjithsej, nuk vinin nga auditoret e bibliotekat, por nga burgjet e gjysmës së Evropës…

Ti, që sot ndjehesh “i turpëruar” nga retorika shpesh e rënduar e opozitës, si përgjigje e reagim, duhet të ishe turpëruar atë ditë kur kryeministri ndyu sallën e parlamentit me “batutën” e parë, ditën e parë kur foli si kryeministër, për shkak të votës që ti i dhe si “ndryshim” .

Ti, që sot ndjehesh “i turpëruar” se “imazhi i vendit” është përkeqësuar në Evropë, duhet të ishe turpëruar ditën kur gazetat e Evropës publikuan shifrën e parë të eksodit të ri të shqiptarëve, së bashku me fotot e tyre nëpër çadra të ndyra në pritje të një shansi për të rrezikuar edhe jetën e fëmijëve te tyre vetëm për të mbërritur diku në Angli… pa adresë e as plan.

Ti, që sot nga “turpi” që ndjen se Evropa po merr vesh që ka një Shqipëri që refuzon të emigrojë por që lufton për të mos u përzënë nga shtëpia prej qeverisë së dale “nga influenca e Niçes, Habilajve, Agron Xhafajve”, duhej të ishe turpëruar ditën kur për shkak të Edi Ramës e sajmirtahirëve të tij, vendi yt meritoi emrin aspak gazetaresk ” Kolumbia e Evropës”!

Ti, që nuk u turpërove asnjë dite, që nga ai 12 shtatori i vitit 2013, ti nuk e njeh turpin!

Ti, mund të kesh shkollë e të kesh lexuar e shkruar libra pa fund!

Ti, mund të krenohesh për aftësi intelektuale e politike, por psherëtima e “të moderuarit” që nxjerr sot, nuk të shpëton dot nga klithja e heshtjes tënde bashkëpunuese 6 vjeçare.

Ti, që sot “po humbet durimin” e që shqetësohesh se po na ikën një shans tjetër për t’u bërë “evropianë”, je shembulli më i gjallë i prapambetjes intelektuale të kësaj shoqërie të atrofizuar në reagim deri në nivelin e primitivizmit.

Ti nuk e njeh turpin!

Ti je turpi vetë, kudo ku ndodhesh, kurdo ku ke heshtur, e në çdo rast kur ke “përtuar” të reagosh sepse prisje diçka nga qeveria e “gjushit”, sepse “s’të frymëzonte Luli”, sepse kishe “frikë” se mos padashje bëheshe “demokrat”, apo “donatorët” e projektit në ambasadë “nuk ta këshillonin” reagimin…

Ti sot hesht!

Nëse nuk hesht dot, kërko thjesht falje dhe rrjeshtohu me Shqipërinë që rri në këmbë!

Rri diku aty nga fundi, se mbase kupton se ç’do të thotë dinjitet, e fillon të bëhesh i denjë për një shoqëri që pikë referimi ka Evropën, jo ambasadat e saj në Tiranë!!!

Tags: ambasadatdëgjonideputeti i pdfaljeJenikërkoniLetërqytetarëveturpivetë

TË LIDHURA

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua
Politikë

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë
Aktualitet

E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit

22:35 | 19/03/2026
Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”
Aktualitet

Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

22:28 | 19/03/2026
Next Post
Statistikat/ 9 gjuajtje 6 gola, Klopp ‘i dashuruar’ me Shaqirin: Është brilant

Pse e transferuam Shaqirin? Tifozët e Liverpool kritikojnë keq trajnerin Klopp

Lori Hoxha mbyll Instagramin. Çfarë ka ndodhur me të?

Lori Hoxha mbyll Instagramin. Çfarë ka ndodhur me të?

Sot Dr.Flori do të mbushte 40 vjeç

Sot Dr.Flori do të mbushte 40 vjeç







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë
Bota

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë

by mirseda
22:51 | 19/03/2026
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se bashkëpunimi mes Izraelit dhe SHBA-së është “e vetmja mënyrë për...

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

22:43 | 19/03/2026
Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë

E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit

22:35 | 19/03/2026
Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

22:28 | 19/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com