Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Myftiu i Tiranës zyrtarizon kandidaturën për kreun e Komunitetit Mysliman Shqiptar

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Myftiu i Tiranës zyrtarizon kandidaturën për kreun e Komunitetit Mysliman Shqiptar

Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra zyrtarizon kandidaturën e tij për kreun e Komunitetit Mysliman Shqiptar. Futjen në këtë garë, ai e quan një detyrim historik për t’iu shërbyer myslimanëve.

“Për të rikthyer në vend figurën e shumëvuajtur dhe të pavlerësuar të atyre që janë në vijën e parë të këtij shërbimi për fenë dhe atdhenë, hoxhallarët në çdo cep të Shqipërisë, për të vijuar fuqishëm dhe pa asnjë lëkundje bashkëjetesën tonë si vlerë dhe virtyt të shqiptarëve dhe jo vetëm të myslimanëve. Për ta vënë këtë mbi baza edhe më të fuqishme dhe për ta shfaqur në çdo moment, në çdo vend, si virtytin e parë të shqiptarëve”, tha Ylli Gura.

Myftiu Gurra shpjegon disa prej pikave të platformës së tij, nëse më 2 mars do të zgjidhet në krye të KMSH-së.

“Gjithëpërfshirja e çdo myslimani dhe myslimaneje të këtij vendi në mirëmenaxhimin e të gjitha shërbimeve fetare dhe jo vetëm, në këtë vend. Unifikimin e të gjithë zërave të myslimanëve. Ngritjen e figurës së shërbëtorëve fetarë. Mirëmenaxhimin me transparencë të plotë dhe të hapur të pronësive, të cilat kanë qenë gangrena së pari mes vet myslimanëve”, tha më tej Gurra.

Ylli Gurra dha këtë koment për drejtimin 5-vjeçar të KMSH-së nga Skënder Bruçaj.

“Zoti Bruçaj, në këto 5 vite ka treguar përpjekje, ka dashur apo ka synuar që të ketë një lloj kontributi, aq sa është e mundur, aq sa ka pasur mundësi dhe aq sa e kanë lejuar rrethanat. Ajo që vlen për mua dhe për cilindo besimtar, gjykimi mbetet përtej nesh, rëndësi ka që të shohim përpara dhe të unifikohemi në një realitet të ri të Komunitetit, brenda vetes në Shqipëri, por duke parë edhe dinamikën e zhvillimeve të rajonit dhe ato për shqiptarët”, theksoi myftiu i Tiranës, kandidat për kreun e KMSH-së.

Në këtë intervistë për Top Channel, myftiu Gurra thekson nevojën e pranisë së medies gjatë ditës së votimit për kreun e KMSH-së.

Myftiu Gurra ka ndjekur studimet fetare në Stamboll dhe ato pasuniversitare në Universitetin e Oxfordit, në Britaninë e Madhe. Më herët, ai ka mbajtur detyrën e myftiut të Librazhdit dhe atë të kryetarit të Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman./ Top Channel

Tags: kandidaturënKMSHkreuYlli Gurrazyrtarizon

TË LIDHURA

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha
Aktualitet

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha

22:25 | 31/05/2025
Goditet për vdekje me thikë 20-vjeçarja në Londër, autori i dyshuar përfundon në spital
Aktualitet

Goditet për vdekje me thikë 20-vjeçarja në Londër, autori i dyshuar përfundon në spital

21:38 | 31/05/2025
Konflikt mes shqiptarëve në Malin e Zi, vritet me armë zjarri i riu
Aktualitet

Konflikt mes shqiptarëve në Malin e Zi, vritet me armë zjarri i riu

20:23 | 31/05/2025
Next Post
Video intime/Gruaja e policit telefonon live: Bashkëshortit i jap kurajo, të tjerëve u kam lënë Zotin!

Video intime/Gruaja e policit telefonon live: Bashkëshortit i jap kurajo, të tjerëve u kam lënë Zotin!

Tahiri tek Krimet e Rënda për tu njohur me akuzat

Tahiri tek Krimet e Rënda për tu njohur me akuzat

“Kundër interesave të Shqipërisë”, LSI nuk ndalet, sulmon sërish eurodeputetët

“Kundër interesave të Shqipërisë”, LSI nuk ndalet, sulmon sërish eurodeputetët

JU REKOMANDOJMË

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions
Sport

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions

by mirseda
23:09 | 31/05/2025
0

PSG fiton finalen e Champions League, teksa mundi 5-0 në Mynih skuadrën e Interit. Ekipi i Luis...

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

22:38 | 31/05/2025
Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

22:34 | 31/05/2025
Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

22:29 | 31/05/2025
PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të

PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të

22:27 | 31/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com