Bashkëdrejtuesi i Ekipit të Kosovës për dialog me Serbinë, Shpend Ahmeti ka kërkuar që Bashkimi Evropian të ndërpresë heshtjes ndaj politikës serbe, teksa tha se përderisa Beogradi zyrtar e ka rritur aktivitetin e tij politik kundër integrimit të serbëve të Kosovës, Bashkimi Evropian vazhdon heshtjen.
“Mesa duket përvoja e tij Vuçiçit në Bosnje dhe në Kosovë po e ridëshmon doktrinën e tij për ushtrinë, kur ushtria ‘jugosllave’ vriste shtetasit e saj, me mbështetjen dhe bekimin politik të partisë së atëhershme të Vuçiçit. Kritika e vetme e tyre ishte se ajo nuk ishte mjaft ‘efikase’“,– ka shkruar mes tjerash Ahmeti.