Protesta e mbështetësve të opozitës para Kuvendit ka nisur e tensionuar. Në momentin që disa deputetë dhe ministra kanë hyrë në Parlament, ka pasur incidente dhe përplasje të vogla mes simpatizantëve të PD-LSI nga njëra anë, si dhe policisë në krahun tjetër. Ata kanë lëshuar thirrje “Parlament i krimit”, “Rama ik!”, “Liri demokraci”, “Këtu vendosim ne”.
Situata ka agravuar me kalimin e kohës, ku një pjesë e protestuesve kanë tentuar të cajnë kordonin e policisë dhe të futen në sallën e Kuvendit. Policia ka rezistuar duke u përplasur me protestuesve dhe ka përdorur edhe gaz lotsjellës. Pas kordonit policor qëndrojnë në gatishmëri Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Lulzim Basha dhe deputetët e PD kanë dalë para turmës që po sulmonte policinë dhe kanë ndaluar protestuesit që të konfrontohen me ta.
Pas këtij veprimi policia u ka bërë thirrje me megafon protestuesve që të ruajnë qetësinë dhe të ndërpresin veprimet e dhunshme, pasi do zbatojnë ligjin.
“Mos godisni Policinë. Ndërprisni veprimet e dhunshme dhe ruani qetësinë. Veprimet qe po kryeni përbejnë vepër penale. Policia do te zbatoje ligjin”- ka thërritur policia me megafon.