Një foto e shkrepur në një prej hoteleve luksoze në qendër të Tiranës, u bë virale në rrjet. Kjo pasi në foto ishte kapur një vajzë me të brendshme të zeza dhe me linja perfekte.
Kjo foto madje u bë edhe meme, ndërsa shumë persona ishin kureshtarë se kush ishte vajza në foto.
Në fakt bëhet fjalë për një person që është i njohur për opinionin publik. Ajo është pikërisht modelja dhe aktorja Emi Canaj, e cila duket se ka qenë duke bërë një set në dhomën e hotelit.
“I lumtë paparacit që s’na la rehat të bëjmë foto as në katin e 14-të”, shkruan Emi teksa shoqëron postimin me një foto tjetër ku duket qartë se është ajo brenda dhomës.