Një person, ende i paidentifikuar është gjetur i vrarë brenda një makine në Durrës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e ish-Kënetës, ne orët e para të ditës së sotme. Nga të dhënat paraprake mësohet se viktima, ka plagë nga një armë zjarri.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie, për të hedhur dritë mbi këtë rast.