Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë nga Drejtoria e Përgjimeve edhe 400 disqe me biseda të regjistruara ndaj personave që po hetohen në kuadër të dosjes 339
Burime nga Ora News thonë se materialet i janë shtuar një numri të konsiderueshëm përgjimesh që ka Prokuroria e Krimeve të Rënda që janë administruar dhe janë në fazën e zbardhjes së bisedave.
Po ashtu, bëhet e ditur se për shkak të volumit të madh të përgjimeve që kanë nisur në vitin 2016 dhe kanë vazhduar, prokuroria e krimeve të rënda ka shtuar nga dy në gjashtë numrin e oficerëve që po merren me këtë çështje.
Burime zyrtare nga prokuroria e Krimeve të rënda thanë për Ora News se mes personave të përgjuar janë drejtues institucionesh qendrore dhe vendore, kryetarë dhe ish kryetarë bashkish, zyrtarë të tjerë në nivel qendror dhe vendor që po hetohen për shkak të bisedave që kanë kryer.