Ndryshe nga protestat e tjera, ku dhuna ka degraduar deri në përplasje fizike mes tyre e policisë, sot duket se ata kërkojnë që çdo gjë të kalojë paqësisht.
Protestues dhe mbështetës të opozitës janë rreshtuar kordon para efektivëve të policisë, për të mos lejuar përplasjen.
Protestuesit mbajnë në krah një shirit të bardhë në shenjë paqeje, ndërsa janë vendosur gjatë gjithë rreshtit të policëve.