Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Djegia e mandateve kthen në Kuvend Blushin, Hafizin, Idrizin. Drejt një opozite të re?

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Djegia e mandateve kthen në Kuvend Blushin, Hafizin, Idrizin. Drejt një opozite të re?

Djegia e mandateve nga deputetët e PD dhe LSI i hap mundësinë krijimit të një opozite të re. Edhe pse Basha e Kryemadhi pretendojnë se pa ta nuk do ketë më Parlament, të gjitha mundësitë janë të hapura. Duke qenë se legjislacioni nuk e përcakton hapur se çfarë ndodh në këtë situatë, gjithçka është në dorë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Pas dorëzimit të mandateve, KQZ shpall vendet vakante dhe secili emër në listë thirret për të pranuar detyrën. Janë 151 emra në listën e PD që pasojnë deputetët dhe nuk dihet nëse do refuzojnë të gjithë mandatin. Por edhe sikur ata të refuzojnë, kjo nuk do të thotë se vendet e opozitës mbeten bosh. Ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume ka treguar rrugën që mund të ndiqet.

Sipas tij, për analogji mund të përdoret rasti kur parashikohet në ligj vakanca e krijuar nga një deputet i zgjedhur si i pavarur. “Që do të thotë, në qoftë se KQZ do të thërrasë kandidatët e PD-së në listë dhe asnjë prej tyre nuk do të pranojë që të marrë mandatin, ky institucion duhet t’ia ofrojë mandatin pastaj subjektit zgjedhor me herësin më të madh që ka”, tha ai. Kjo do të thotë se i takon PS që të marrë mandatet e PD. Gazeta pyeti nga selia rozë dhe Rama nuk do e lejojë të ndodhë një gjë e tillë. Kjo do të thotë se më pas do të vijohet me partitë e tjera me herësin më të madh, apo numrin më të madhe të votave, të cilat janë: PDIU me 76 mijë vota në 2017, LIBRA me 19.8 mijë vota, PSD me 14 mijë vota, FRD me 5 mijë vota, SFIDA me 3.5 mijë vota, PDS me 2.4 mijë vota, e kështu me radhë.

Kjo do të thotë se mund të ndodhë që në Parlament të kthehen figura të njohura. Nëse PS refuzon, atëherë pritet që kjo e drejtë të kalojë te PDIU, si forca e radhës me më shumë vota. Dy emrat kryesorë të saj janë Shpëtim Idrizi e Mesila Doda. Idrizi këto kohë është distancuar nga Basha dhe madje nuk ishte në mbledhjen e aleatëve. Po ashtu hapet rruga për të kthyer Ben Blushin e Mimoza Hafizin. Pas PDIU, është LIBRA partia me më shumë vota dhe nuk është çudi që të përfitojë dhe ajo.

Në zgjedhjet e 2017 kanë kandiduar dhe Skënder Gjinushi i Partisë Social Demokrate dhe Paskal Milo i Demokracisë Sociale. Ligji nuk e përcakton fiks se si do të veprohet kur të mbarojnë kandidatët e PD dhe të LSI. Nëse vijohet më pas me të gjitha partitë, atëherë padyshim që emrat e mësipërm do futen në Parlament. Kjo do të thotë se mund të mos kemi krizë politike, por të lindë një opozitë e re me figura të njohura për publikun. Tani gurët janë hedhur në fushë dhe është çështje matematike. Punën më të vështirë e ka KQZ e më pas Kuvendi.

Vendimi i Ramës

Opozita dje firmosi djegien e mandateve dhe pritet në ditët në vijim deklarata të dorëzohen në Këshillin e Mandateve në Kuvend e më pas i përcillen KQZ. Me këtë veprim PD e LSI e kaluan topin te kryeministri Edi Rama, i cili tani ka në dorë fatet e politikës dhe të vendit. Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme dhe qeveri teknike. Nëse Rama pranon, atëherë do kemi zgjedhje dhe nuk dihet nëse do zgjidhet situata.

Nëse PS i fiton zgjedhjet, e sigurt është që PD e LSI do hidhen sërish në protestë me argumentin se u vodhën nga Rama. Por nëse PD e LSI fitojnë, nuk është çudi që PS të ndjekë të njëjtën rrugë si ata dhe do kemi një rreth vicioz krizash. Por gjithçka është në dorë të Ramës. Nëse kryeministri reziston dhe KQZ vepron si duhet, PD e LSI mund të shkojnë drejt shkrirjes. Në Parlament mund të futen figura të tjera nga parti të vogla dhe në këtë mënyrë vendi nuk mbetet pa opozitë. Tani mbetet të shohim lëvizjen e kryeministrit. (Burimi: gazeta SOT)

 

 

Tags: blushiHafiziopozitaZgjedhjet

TË LIDHURA

Veliaj pak shanse të lirohet nga Gjykata e Lartë, thotë Klodiana Lala
Kryesore

Veliaj pak shanse të lirohet nga Gjykata e Lartë, thotë Klodiana Lala

21:27 | 16/06/2025
Jetojnë në çadër që nga tërmeti, “Tak Fak” dhe “Fundjavë Ndryshe” ndihmojnë familjen Reçi
Aktualitet

Jetojnë në çadër që nga tërmeti, “Tak Fak” dhe “Fundjavë Ndryshe” ndihmojnë familjen Reçi

20:49 | 16/06/2025
Aksident i rëndë në aksin Sarandë-Delvinë: Makina del nga rruga dhe bie nga ura
Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Sarandë-Delvinë: Makina del nga rruga dhe bie nga ura

20:45 | 16/06/2025
Next Post
Masa shtesë/Formohet kordoni i policisë përgjatë Parlamentit (foto)

Masa shtesë/Formohet kordoni i policisë përgjatë Parlamentit (foto)

Basha: Sot është ditë historike, mandatet i kthehen popullit

Basha: Sot është ditë historike, mandatet i kthehen popullit

Masa shtesë/Formohet kordoni i policisë përgjatë Parlamentit (foto)

Blindohet Parlamenti, tela me gjemba dhe 1200 forca policie (Video)

JU REKOMANDOJMË

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

22:36 | 11/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Irani nis valë të re sulmesh ndaj Izraelit, pretendon se në shënjestër janë vetëm objektivat ushtarake
Bota

Irani nis valë të re sulmesh ndaj Izraelit, pretendon se në shënjestër janë vetëm objektivat ushtarake

by mirseda
22:57 | 16/06/2025
0

Një valë e re sulmesh me raketa ndaj Izraelit ka nisur sipas raporteve të fundit nga mediat...

Hasanbelliu tërhiqet nga Teuta, Duka reagon zyrtarisht

Hasanbelliu tërhiqet nga Teuta, Duka reagon zyrtarisht

22:41 | 16/06/2025
Nga shtatori, ky vend do të ndalojë përdorimin e telefonëve në shkolla

Nga shtatori, ky vend do të ndalojë përdorimin e telefonëve në shkolla

22:37 | 16/06/2025
Elianara apo Andrea? Fermeri eliminohet në gjysmëfinale dhe humb 100 mijë euro

Elianara apo Andrea? Fermeri eliminohet në gjysmëfinale dhe humb 100 mijë euro

22:31 | 16/06/2025
Tragjedi në Gaza/ Mbi 40 të vdekur dhe qindra të plagosur pranë qendrave të ndihmave

Tragjedi në Gaza/ Mbi 40 të vdekur dhe qindra të plagosur pranë qendrave të ndihmave

22:13 | 16/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com