Gjatë orëve të fundit, PD ka servirur zhvillime të bujshme. Mëngjesin e sotëm, ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schutz, i është drejtuar zyrës së Lulzim Bashës.
Takimi mes tyre me dyer të mbyllura vjen dy ditë pas vendimit të PD dhe opozitës së bashkuar për djegien e mandateve, si mesazh i ardhur nga protesta e 16 shkurtit.
Në fokus të diskutimeve mendohet të jetë vendimi i opozitës për lënien e mandateve, ku sot do të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së, për vendimmarrjen finale.
Një ditë më parë, kreu demokrat Basha priti në një takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Duncan Norman.