Një 50-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, atij i është gjetur edhe një armë zjarri pistoletë me 21 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.3, arrestuan në flagrancë shtetasin me inicialet D. P., 50 vjeç, banues në Tiranë.
“Ushtron dhunë fizike ndaj bashkëshortes, arrestohet në flagrancë nga policia. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, i gjendet dhe një armë zjarri pistoletë e 21 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.3, arrestuan në flagrancë shtetasin D. P., 50 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes.
Nga kontrolli i ushtruar në banesë iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe 21 fishekë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, të parashikuar nga nenet 130/a dhe 278 të Kodit Penal”, përfundon policia.