Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Meta pritet nga homologu gjerman: Rrisim bashkëpunimin e gjithanshëm

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Meta pritet nga homologu gjerman: Rrisim bashkëpunimin e gjithanshëm

Presidenti Ilir Meta është pritur në një takim nga homologu i tij gjerman, Presidenti Frank-Walter Steinmeier. Ai vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen 30-vjeçare të Gjermanisë për zhvillimin e Shqipërisë dhe integrimin e saj në strukturat euro-atlantike.

Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta vlerësoi vëmendjen e madhe që Presidenti Steinmeier dhe Gjermania u kushtojnë marrëdhënieve me Shqipërinë dhe zhvillimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Duke u ndalur te zhvillimet më të fundit në rajon, të dy Presidentët ndanë të njëjtin vlerësim se arritja e Marrëveshjes së Prespës është një shembull i suksesshëm që inkurajon edhe Kosovën edhe Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve dhe arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme në interesin më të mirë të paqes, stabilitetit dhe integrimit europian.

Nga ana e tij, Presidenti Steinmeier e siguroi Presidentin Meta se Gjermania do të vazhdojë të jetë një partner i rëndësishëm dhe mbështetës kryesore në proceset integruese për Shqipërinë dhe të gjitha vendet e rajonit, me synim jo vetëm ruajtjen e stabilitetit dhe paqes në Ballkan, por mbi të gjitha, për t’i ndihmuar ata në avancimin e reformave për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, forcimin e shtetit ligjor dhe prosperitetin e popujve të rajonit.

Në fund të takimit, Presidenti Meta e ftoi Presidentin Steinmeier për një vizitë zyrtare në Shqipëri, që u mirëprit me kënaqësi.

Në një postim në Facebook, Meta shpreh mirënjohjen e tij për mbështetjen domethënëse të Gjermanisë ndër vite, ndërsa shkruan se ka interes të madh për rritjen e bashkëpunimit të gjithanshëm.

“Kënaqësi të takoj sërish Presidentin e Gjermanisë??, Frank-Walter Steinmeier. Mirënjohës për mbështetjen domethënëse të Gjermanisë përgjatë viteve. Shumë të interesuar për të rritur bashkëpunimin e gjithanshëm. Vëmendje dhe interes të veçantë për perspektivën europiane ??të Shqipërisë dhe rajonit”, shkruan Meta.

Tags: gjermanhomologuMeta

TË LIDHURA

Balliu: Pezullimi i “Lubisë”, goditja e parë ndaj regjimit
Politikë

Balliu: Pezullimi i “Lubisë”, goditja e parë ndaj regjimit

23:01 | 06/02/2026
Bardhi për Ballukun: “Alibitë ranë”, Rama u rrëzua, thirrje për mbledhje urgjente të Kuvendit
Politikë

Bardhi për Ballukun: “Alibitë ranë”, Rama u rrëzua, thirrje për mbledhje urgjente të Kuvendit

22:37 | 06/02/2026
Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës
Kryesore

Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

22:33 | 06/02/2026
Next Post
Video/10 vendet e botës, ku mund të pajisesh me lehtë me një armë

Video/10 vendet e botës, ku mund të pajisesh me lehtë me një armë

Edicioni informativ i datës 19 shkurt 2019, në “Tirana Today”

Edicioni informativ i datës 19 shkurt 2019, në “Tirana Today”

Në qeli me dy gishta lart, gjykata lë në burg 14 të arrestuarit e protestës

Në qeli me dy gishta lart, gjykata lë në burg 14 të arrestuarit e protestës







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026




TË FUNDIT

“Ka ardhur momenti”, Alba e bindur që do ta vendos shaminë
Showbizz

“Ka ardhur momenti”, Alba e bindur që do ta vendos shaminë

by mirseda
23:06 | 06/02/2026
0

Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Alba, është shprehur e bindur se do të mbulohet....

Balliu: Pezullimi i “Lubisë”, goditja e parë ndaj regjimit

Balliu: Pezullimi i “Lubisë”, goditja e parë ndaj regjimit

23:01 | 06/02/2026
Arbana Osmani: E kam dënuar veten që u mërzita kur mora vesh se isha shtatzënë

Arbana Osmani: E kam dënuar veten që u mërzita kur mora vesh se isha shtatzënë

22:47 | 06/02/2026
Bardhi për Ballukun: “Alibitë ranë”, Rama u rrëzua, thirrje për mbledhje urgjente të Kuvendit

Bardhi për Ballukun: “Alibitë ranë”, Rama u rrëzua, thirrje për mbledhje urgjente të Kuvendit

22:37 | 06/02/2026
Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

22:33 | 06/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com